Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitë së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Departamentin Amerikan te Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit William Brownfield.
Meta dhe Brownfield diskutuan për forcim të bashkëpunimit më tej për reformën në drejtësi e luftën kundër krimit te organizuar. Brownfield vlerësoi hapat madhorë të ndërmarra për Reformën në Drejtësisi dhe përgëzoi Metën për konsensusin e arritur në miratimin e reformës.
Meta ndodhet në SHBA ku pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri, Donald Trump.