Probleme të mëdha janë shkaktuar si pasojë e një stuhie të fortë polare që ka mbëthyer SHBA-të. Rrugët e New York-ut janë mbuluar nga 43cm borë ndërsa banorët janë paralajmëruar për përkeqësim të situatës.
Reshjet e dendura në Pensilvani kanë bërë që rrugët të zbardhen nga dëbora si dhe të zënë shtresa akulli të cilat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve. Për pasojë ka ndodhur një aksident ku mësohet se viktima ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një kamion që vinte përballë, ndërsa shoferi i kamionit ka marrë plagë të lehta.
Meteorologët duke e krahasuar situatën me atë të vitit 2014 parashikojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.