Sezoni i verës, pritet rritje e çmimeve dhe kostove – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sezoni i verës, pritet rritje e çmimeve dhe kostove

08:32 | 29/05/2022
në Kosove Rajon
0

Ende pa nisur mirë sezoni veror, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë faturat “tradicionale” të çmimeve në restorante e hotele, kryesisht në zonën e Jugut, shoqëruar me pakënaqësi. Pavarësisht zemëratës njëzëri, argumenti i përvitshëm për atë që ndodh në vend është ai i vendosjes së çmimit nga kërkesë-oferta.
Për aq kohë sa ka njerëz të gatshëm të paguajnë në nivele të tilla çmimesh, do të ketë edhe ofertë. Këto përgjithësisht janë raste të hasura tek-tuk, me çmime me nivele ekstreme, në raport me mesataren e përgjithshme.

Opsionet më të lira nuk mungojnë gjithashtu. Por viti 2022 parashikohet të jetë “më i kripur” në çmime, për të gjithë ata që do të duan të pushojnë gjatë verës, pasi rritja e çmimeve ka ardhur në disa segmente njëkohësisht, duke e bërë thuajse të pamundur amortizimin e plotë të tyre, pa dhënë efekt te kostoja finale.

Hoteleve u rriten kostot me 30% nga energjia, ushqimet, pagat, nafta

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Strukturat akomoduese ishin të parat që dhanë alarmin se kostot e tyre të operimit janë rritur, për shkak të disa zhvillimeve në tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm, me efekt zinxhir. Së pari, ishte lëvizja e qeverisë për të nxjerrë në tregun e parregulluar 7500 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kv ku bëjnë pjesë edhe struktura akomoduese të vendosura në të gjithë vendin. Këto biznese, që deri dje e blinin energjinë me 11-12 lekë/kwh tashmë po detyrohen ta blejnë me 18.8 lekë kwh, nëse janë në tension 20 kv dhe 19.7 lekë, nëse janë në tension 10,6 kv.

“Energjia është ajo që na ka prekur më rëndë, pasi është dyfishuar. Po paguajmë një kilovat me 18.8 lekë. Duhet të kuptojmë që kostoja e energjisë zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet tona si struktura akomoduese.

Nuk jemi gjatë gjithë netëve në rezervim të plotë, por pajisjet janë në punë dhe kjo na shkakton humbje të madha. Sa u takon ushqimeve, vë re se janë rritur, por nuk na ndikon në mënyrë të konsiderueshme. Nëse bëjmë raportin e rritjes së çmimeve në disa elemente, energjia mban peshën më të madhe.

Këtë vit kemi shitur me çmim më të shtrenjtë se vjet, sepse janë rritur kostot. Për njerëzit, kjo është e qartë, pasi e prekin dhe vetë në përditshmëri”, – pohoi pak kohë më parë Blerim Norja, nga “Royal G” për “Monitor”. Rritja e çmimit për energjinë ka detyruar pjesën më të madhe të tyre të kërkojnë zgjidhje alternative. Jo pak kanë instaluar impiante fotovoltaike, deri në 500 kwp për vetëkonsum, për të amortizuar disi kostot, por pohojnë se skema e bilancit mujor i penalizon në mënyrë të dukshme.

Sipas tyre, për subjektet e turizmit që kanë instaluar impiante, koha e kthimit të investimit zgjatet dukshëm, pasi janë të humbur nga bilanci mujor, duke prodhuar edhe në dimër, por kërkesa për energji e tyre në këtë periudhë bie, ndërsa bilanci vjetor do të ishte skema e duhur. Pavarësisht kësaj, me çmimet e rritura në tregje, ata vlerësojnë se instalimi i impianteve është një zbutje e duhur e kostove, që sërish rezulton me leverdi.

“Ne jemi të lidhur në tension 20 kilovolt dhe aktualisht po furnizohemi me çmimin 18.8 lekë nga 11 lekë më parë. Ne jemi përpjekur të minimizojmë disi ndikimin e energjisë duke instaluar impiante fotovolatike, një me kapacitet 350 kwp dhe tjetri, 500 kwp. Këto mbulojnë 70% të nevojës, kur situata është e favorshme. Pjesa tjetër mbulohet me çmimet që na vijnë nga tregu, të cilat janë rritur”, – pohon Ariol Haxhillari nga “FAFA Group”.

Përveç energjisë, strukturat akomoduese raportojnë për rritje të çmimeve të ushqimeve, diçka e dukshme në treg, por një pjesë e mirë thonë se pesha e kësaj rritje në koston totale mbetet e vogël dhe mund të amortizohet. Rritje ka shënuar edhe çmimi i naftës, nga e cila as këto struktura nuk shpëtojnë dot për nevojat e tyre.

Vështirësia për të gjetur staf shërbimi detyroi më herët strukturat akomoduese, baret dhe restorantet për rritje të pagave. Disa prej tyre pohojnë se kanë marrë punonjës të huaj, ndërkohë që për të parandaluar largimin e stafit ekzistues, janë detyruar të rrisin pagat deri në 30%.
Rritja e menjëhershme e çmimeve në disa segmente ka bërë që të paktën për hotelet që kanë shitur paketa me garanci, në rastin më të mirë të mos ketë fitim. Në rastin më të keq mund të jenë edhe me humbje.

Paketat e reja po shiten me çmim të rritur 10-20%

Tur-operatorët në zonën e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës raportojnë se rezervimet e reja do të jenë me një rritje që mund të luhatet mesatarisht 10-20%. Ariol Haxhillari, nga “FAFA Group”, raporton se në tërësi, për Durrësin, nuk pritet të ketë rritje më të madhe se 10% për strukturat akomoduese.

“Rritja nuk mund të jetë e lartë, pasi strukturat në zonën e Durrësit rrezikojnë të dalin nga tregu. Në një vit të vështirë si ky me çmime të rritura, duhet të mundohesh të jesh konkurrues”, – shprehet Haxhillari.

Të njëjtin pohim bëjnë edhe operatorët në zonën e Vlorës e Sarandës, ku sipas tyre rritja mund të variojë nga struktura në strukturë. Mesatarja e përgjithshme do të jetë 10%, ndërkohë që për struktura të reja me kosto të larta të shtuara, rritja mund të shkojë deri në 20%.

Strukturat akomoduese, përveç kontratave që kanë shitur me garanci, nga të cilat nuk mund të luajnë nga çmimi i dhënë më herët, po shesin me çmime të rritura. Rezervimet, sipas tyre, mbeten të kufizuara, të paktën nga vendasit, të cilët zgjedhin rezervimet e momentit të fundit, ndërsa rezervimet nga vendet e Europës mbeten në nivele të kënaqshme.

Çmimet dhe uljet e agjencive mbeten në nivele më të ulëta, sesa në vitet e mëparshme (jo gjatë periudhës së COVID). Më shumë ulje duket se ka tregu polak, i cili për shkak të situatës së luftës në Ukrainë është në fazë stanjacioni, pasi qytetarët janë ende të pasigurt.

Paketat për 7 ditë në “all inclusive” (të gjitha të përfshira) për qershorin variojnë mes 450-700 euro personi, që edhe pse oferta me ulje, mbeten më lart sesa mesatarja e viteve të kaluara kur Shqipëria u bë destinacion tërheqës prej çmimeve të lira. Në qershor, paketat e polakëve luhateshin mes 350-600 euro/personi, për 7 ditë.

Preken familjet me pushime “ekonomike”, turizmi i fundjavës mund të ulet lehtë

Pavarësisht çmimeve me të cilin mund të sigurosh hotelin, edhe nëse ai nuk i është nënshtruar ndonjë rritjeje, kostoja e pushimeve të familjarëve këtë vit pritet të jetë më e lartë.

Një ndër segmentet kryesore që ka shënuar rritje jo të vogël është çmimi i karburanteve. Nafta dhe benzina, që kapën nivele rekord 260 lekë/litri, e tashmë luhaten mes 220-235 lekë/litri, sipas vendimit të Bordit të Transparencës të ngritur prej disa muajsh, kanë një peshë jo të vogël të shpenzimit në koston totale të pushimeve.

Grupi i atyre që zgjedhin pushime edhe më ekonomike, ku në vend të një hoteli standard do të zgjedhin një strukturë me ambient gatimi, sërish do të ketë kosto më të larta sesa një vit më parë, për shkak të shtrenjtimit të shtrenjtë të ushqimeve në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë.
Gjithsesi, për tur-operatorët pushimet nuk do të mungojnë.

Sipas tyre kjo do të thotë se familjet që tradicionalisht planifikojnë çdo vit pushime, do ta bëjnë atë edhe këtë vit, pavarësisht kostos së rritur. Luhatje mund të shënojë turizmi i fundjavës, ku një pjesë e familjeve mund të reduktojnë udhëtimet gjatë sezonit veror në destinacione të ndryshme, duke e fokusuar këtë buxhet te pushimet e gjata të verës.

Një tjetër element që mund të vihet re këtë verë, sipas operatorëve turistikë, është shkurtimi i net-qëndrimeve, duke reduktuar qëndrimet 10-ditore në javore, apo ato javore në 5-ditore. Ata presin që situata e çmimeve këtë vit të riorganizojë edhe destinacionet e preferuara të pushimeve për vendasit që do të duan të pushojnë këtu.

Gjiganti turistik “Tui”: Jo oferta me çmime të ulëta “të minutës së fundit”

Kompania gjigante e udhëtimeve Tui deklaroi se pret që rezervimet për sezonin e verës “pothuajse të arrijnë” nivelet e 2019-s këtë vit, por paralajmëroi se nuk do të ketë marrëveshje me çmime të ulëta “të minutës së fundit”.

Kompania tha se prenotimet ishin rritur në gjashtë javët e fundit, teksa njerëzit planifikonin pushimet verore pas lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit nga Covid. Kompania paralajmëroi se ndikimi i Covid dhe i luftës në Ukrainë në sjelljen e klientëve mbetet “i vështirë për t’u parashikuar”.

Drejtuesi i Tui paralajmëroi rritjen e çmimeve dhe kufizimin e ofertave, për shkak të kostove të larta të karburantit. “Praktikisht, nuk do të ketë asnjë ofertë të minutës së fundit me çmime të ulëta këtë verë”, – tha Fritz Joussen.

Humbjet e Tui u përgjysmuan në 614.5 milion euro në gjashtë muajt deri në mars, pasi ajo pati një rikuperim të fortë të kërkesës së klientëve. Si rezultat i kësaj, kompania u tha aksionerëve të vet se mund të arrinte të dilte me fitim deri në fund të këtij vitit. “Kërkesa e lartë për udhëtime dhe ecuria shumë e mirë e biznesit konfirmojnë parashikimet tona”, – tha z. Joussen.

“2022 do të jetë një vit i mirë financiar. Kapaciteti pothuajse do të arrijë nivelet e vitit 2019, përpara fillimit të koronës”.
Ai shtoi: “Pas dy vitesh krizë, presim që Tui do të arrijë të sigurojë përsëri fitime në vitin aktual financiar… Kjo është baza për një rritje të re”.

Tui tha për BBC se Greqia ishte destinacioni i saj më popullor aktualisht, ndjekur nga Ishujt Kanarie dhe Balearik, dhe nga Turqia.
Në tre muajt e fundit, 1.9 milionë klientë zgjodhën të fluturojnë me Tui, një rritje me 1.7 milionë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur udhëtimet globale pësuan rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë.

Firma tha se rezervimet për pushimet verore ishin aktualisht sa 85% e atyre të vitit 2019. Me reduktimin e kufizimeve të udhëtimit nga pandemia e Covid-19, kërkesa për pushime verore jashtë shtetit po bëhet gjithnjë e më e madhe. Për Tui-n, pushuesit në Mbretërinë e Bashkuar po udhëheqin kthimin në plazhe.

Operatori turistik thotë se njerëzit po shpenzojnë më shumë për pushimet verore, për shembull duke shkuar për periudha më të gjata për pushime dhe duke zgjedhur paketa më të zgjeruara turistike.

Megjithatë, ky optimizëm nuk është totalisht pa asnjë paqartësi. Tui, ashtu si bizneset e tjera të udhëtimeve, do të vëzhgojë mënyrën se si lufta në Ukrainë, inflacioni dhe çdo kufizim i udhëtimit në të ardhmen do të ndikojë në sjelljen e konsumatorëve./Monitor/

Etiketa: çmimeEkonomisezoni i veres

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Ndahet nga jeta “Tomka”, një ndër rolet më të dashur të kinematografisë

Ndahet nga jeta "Tomka", një ndër rolet më të dashur të kinematografisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com