Servet Pëllumbi: LSI do të prishë koalicionin. PS luftë në dy fronte – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Servet Pëllumbi: LSI do të prishë koalicionin. PS luftë në dy fronte

09:50 | 30/01/2017
në Shqiperi
0
Servet Pellumbi, gjate konferences me teme "Transformimi i Madh: 25 vjet pervoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit", ne ambientet e UET./r/n/r/nServet Pellumbi, during the conference with the theme "The Great Transformation: 25 years Albanian experience of transition and democratization".

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSI-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës. Servet Pëllumbi i pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me deklaratat kontradiktore mes palëve në koalicion, Pëllumbi e cilëson situatën komplekse dhe të tensionuar. “Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa “piketa”. PD po vazhdon përpjekjet për të shtyrë miratimin e shtatë ligjeve për të sabotuar zbatimin e Reformës në Drejtësi”, vëren profesor Pëllumbi. Ish­-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-­1996 sheh një bashkëpunim mes LSI­-së dhe PD-së, i cili sipas tij po përpiqet që të prishë koalicion me PS­-në, por nuk ngurron të japë dhe këshilla se si duhet vijuar me situatën e krijuar. “Lidershipi i LSI­-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-­në; PS­-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në analizën e tij për zhvillimet aktuale politike.

Zgjedhjet

Profesori ka dhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-­së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PS-në për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por “shanc” për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-­në”, shkruan Pëllumbi. Ai sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane.

“Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, shprehet profesor Pëllumbi. Ish-­kreu i Kuvendit në vitet 2002­-2005 jep qëndrimin e tij edhe për përpjekjet që po bëhen si nga faktori ndërkombëtar, ashtu dhe ai vendës për gjetjen e konsensusit edhe për miratimin e shtatë ligjeve që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese

Sipas tij, nuk mund të kërkohet konsensus për ligjet, por vetëm për ndryshimet kushtetuese.

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSI-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

“Insistimi për konsensus për miratimin e shtatë ligjeve, është absurditet, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën që përcakton se si votohen projektligjet që vijnë në Parlament”, shprehet profesor Pëllumbi.

Përplasjet

Marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës nuk janë më ato të shtatorit 2013, ndërsa disa ngjarje janë zhvilluar qysh atëherë kur shumica me 84 vota premtonte një qeverisje të fortë, ku nuk ishin të paktë ata që thoshin se do të zgjaste në disa mandate. Zgjedhjet vendore të 2015­  evidentuan krisjen e parë, ku baza socialiste nuk iu bind marrëveshjeve të bëra në zyrat e kryetarëve të koalicionit qeverisës, duke mos pranuar dhe mbështetur disa nga kandidatët e propozuar nga partitë e tjera.

Rasti më tipik ishte ai i Bashkisë së Pogradecit, ku nga pakënaqësitë mes PS-­së dhe LSI­-së, Bashkia u fitua nga PD-­ja, ndërsa aleati i socialistëve e cilësoi atë një “Pazar të Roskovecit”. Marrëdhëniet mes aleatëve vijuan me kërkesat e përsëritura nga LSI për ndryshime në qeveri, lëvizje të disa ministrave të PS­-së, të cilat LSI i quajti kërkesa për “impulse të reja”.

Por, paketa e ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi duket se i ashpërsoi marrëdhëniet mes dy aleatëve, ku nuk munguan edhe kërcënimet e kreut të Kuvendit për dorëheqje dhe nevojën e një qeverise teknike, që do të përgatiste zgjedhjet e radhës parlamentare.

/panorama.com.al/

Etiketa: koalcioni PS-LSILSIPSServet Pellumbizgjedhjet

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Lajmi për largimin nga posti/ Manjani: Dorëheqja ime, lajm i rremë

Lajmi për largimin nga posti/ Manjani: Dorëheqja ime, lajm i rremë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com