Rikthehen rreshjet e dëborës në verilindje të vendit.
Mëngjesin e kësaj fundjave temperaturat u ulën ndjeshëm duke u shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Reshjet shkaktuan disa probleme në rrugët dytësore të qytetit të Kukësit të cilat u mbushën me ujë pasi nuk njohin asnjë investim prej vitesh.
Reshje bore pati edhe në Rrugën e Kombit ndërsa tek tuneli i Kalimashit bora arriti deri në pesë centimentra. Kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë me borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora dhe gurët .
Drejtuesve të automjeteve u bëhte apel për vëmendje gjatë qarkullimit pasi si pasojë e uljes së temperaturave ka tendencë për ngrica gjatë orëve në vijim si dhe ka rrëshqitje gurësh dhe dherrash nga skarpatet.