Sergei Lavrov zbuloi mashtrimin e kryeministrit Rama me Open Balkan! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sergei Lavrov zbuloi mashtrimin e kryeministrit Rama me Open Balkan!

18:08 | 07/06/2022
në Uncategorized
0

Nga Enver Bytyçi

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pasi nuk mundi ta realizojë vizitën e tij në Beograd për shkak të bllokimit të trafikut ajror për avionin e tij, deklaroi se “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur.

Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”! Ndërsa nesër në Ohër mblidhen tre liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, për ta zhvilluar mbledhjen e radhës së iniciativës “Ballkani i Hapur”! Së paku Edi Rama nuk do të donte kurrë që kjo deklaratë e mikut të tij në Moskë të bëhej ditën e sotme e as në ndonjë ditë tjetër. Sepse Lavrov zbuloi të vërtetën.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të vërtetën se Ballkani i Hapur nuk është projekt evropian e as amerikan, por projekt i Serbisë. Sepse ai zbuloi faktin se projektet serbe kanë mbështetjen e Moskës, por nuk paskan mbështetjen e Brukselit, Berlinit, Londrës e kryeqyteteve të tjera evropianw. Sepse ky projekt u shërbeka interesave të Serbisë dhe interesat serbe janë edhe interesa ruse. Deklarata e shefit të diplomacisë ruse ka një dobi të pamatshme. Nxori në shesh mashtrimin gati tre vjeçar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Me Ballkanin e Hapur ai ka lidhur kërthizën e tij e është përjekur të lidhë interesat e shqiptarëve. Ata shqiptarë që e kanë kundërshtuar Open Balkan janë konsideruar arkaikë, restriktivë, të pagdhendur, peng i mentaliteteve të vjetra e ndërkohë militantët dhe fansat e të të çmendurit Rama e kanë besuar me kollajllëk këtë mashtrim. Me aq shumë forcë dhe arrogancë është mbrojtur iniciativa serbe e Open Balkan, sa ne që kemi folur që ditën e parë kundër tij, na është dukur vetja minorancë. E kundërshtuan fillimisht minishengenin e Novi Sadit e më pas Open Balkanin sa e sa politikanë, analistë, komentatorë, opinionistë, përfaqësues të shoqërisë civile. E kundërshtoi lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, presidenti Meta dhe disa analistë në Shqipëri. Kosova u tregua më e unifikuar.

Por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk u mbështeten sa duhet në këtë kauzë nga opozita, e cila flirtoi me Ramën. Pra “fjeti me mullixhinë (Rama) për inat të Kurtit”! Deri para tri ditësh jam ballafaquar në emisione televizive me analiste te Kosovës, të cilët mburrnin Edi Ramën për “lojalitetin” me Serbinë dhe e mbështesnin Open Balkan-in. E të nxitur nga kjo qasje kritikonin mbrojtësit e idesë se “Open Balkan është projekt ruso-serb”! Po sot? A ndjehen mirë këta shërbëtorë të verbër të kauzave serbe e ruse në rajon dhe në territoret shqiptare në Ballkan?

A kanë kurajon së paku të thonë “Na falni, besuam si qorrat”?! A munden të shohin qartësisht e saktësisht atë që ka ndodhur me shqiptarët si rezultat i angazhimit anti-shqiptar të kryeministrit Rama?! Apo do të vazhdojnë të besojnë se Open Balkan është produktiv edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë e Rusinë?! Sikur kjo armatë e madhe të shpërblyesish nga Beogradi e Moska të kishte mbrojtur Procesin e Berlinit, sa ka mbrojtur Ballkanin e Hapur, sot Shqipëria do të ishte në dyert e hapura të Bashkimit Evropian. Sergei Lavrov me deklaratën e tij të mësipërme shpresoj të shërbejë për zgjimin dhe kthjellimin e shqiptarëve.

Kjo deklaratë është jo vetëm shuplakë për mashtrimet e Edi Ramës, i cili na thotë përditë se “Europa e mbështet Ballkanin e Hapur”, por edhe për deklarata të tilla, si ajo e zonjës Felaj se “Ne nuk mund të miratojmë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, sepse bie në kundërshtim me Open Balkan”! Ndryshe shqiptarët do të binden plotësisht se vota kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë e parlamentit shqiptar do të ishte votë pro Serbisë dhe Rusisë. Madje Rusisë do t’i vijë në ndihmë një votë e tillë kundër në momentet më të vështira të saj, kur po përgatitet akt-akuza për krime kundër njerëzimit e gjenocid rus në Ukrainë!

Deklarata e shefit te diplomacisë ruse ishte një rrufe në qiell të pastër për të dëshmuar bashkëpunimin e ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë me Aleksandër Vuçiq për interesat e Serbisë e të Rusisë në Ballkan. Ne e kemi thënë vazhdimisht, prej nëntorit të vitit 2019, se minishengen dhe Open Balkan rritin dominimin serb në rajon dhe krijon premisa për krijimin e një Jugosllavie të Re, si dhe realizon interesat e Rusisë në rajonin tonë. Këtë konkluzion, qoftë dhe në formë abstraksioni, nuk e besuan mbështetësit e Edi Ramës. Do të ketë nga ata që edhe pos kësaj të mos e besojnë. Por dielli nuk mbulohet me shoshë.

Do të vijë dita kur gjithçka do të dalë në dritë. Dhe dokumentet, bisedat, marrëveshjet, paditë e Edi Ramës te Vuçiq kundër politikanëve shqiptarë, do të zbulojnë tradhtinë e pashembullt të tij në historinë e qytetërimit europian. Do të shihni një ditë se Edi Rama ka rënë dakord që ta zhbëjë shtetin e Kosovës dhe në funksion të kësaj formule të përbashkët me Beogradin ka mbështetur ndryshimin e kufijve e ndarjen e Kosovës, si dhe miniishengenin ose Open Balkan! Do të lexoni dikur bisedën që Edi Rama ka bërë me Vuçiq sa i përket ndarjeve e përçarjeve politike, ideologjike e deri krahinore në Shqipëri! Ky është tmerr i vërtetë!

 

Etiketa: “Open Balkan”edi ramaKryeministrimashtrimiSergei Lavrov

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Legjenda italiane pasi la qelinë: Bëra një gabim nga ata që të ndryshon jetën

Legjenda italiane pasi la qelinë: Bëra një gabim nga ata që të ndryshon jetën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

10:52 | 25/12/2025
Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

10:38 | 25/12/2025
Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –

10:34 | 25/12/2025
Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –
  • Po përgatisnin sulme terroriste, arrestohen 115 anëtarët e Shtetit Islamik në Turqi –
  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –
  • Armë dhe drogë/ Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, një tjetër shpallet në kërkim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com