• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia vendos regjim të veçantë kontrolli ndaj zyrtarëve kroatë

12:49 | 17/07/2022
në Kosove Rajon
0

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nga 17 korriku, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.

“Nga sot, të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dëshironte të vizitonte sot privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Bërnabiq gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se Qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiqin të vizitojë privatisht Jasenovac sot, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.

Jasenovaci ishte një kamp përqendrimi në fshatin me po të njëjtin emër në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky ishte një prej dhjetë kampeve më të mëdha të përqendrimit në Evropë dhe ishte themeluar dhe operuar nga regjimi i Ustashëve, bashkëpunëtorëve të nazistëve.

“Nuk është e qartë për mua nëse atij i ndalohet të vizitojë Kroacinë apo Jasenovacin, kështu që ai mund të shkojë kudo, por jo në Jasenovac, që për mendimin tim është një precedent i jashtëzakonshëm”, tha Bërnabiq, duke shtuar se është “shkelje brutale e lirisë së lëvizjes”.

Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk i kanë dhënë leje që të vizitojë këto lokacione.

Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Bërnabiq tha se Qeveria serbe do të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje dhe theksoi se Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Kroacinë, porse duhet të mbështetet në respektiminn e viktimave serbe.

Ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se do të zbatohet një regjim i posaçëm për zyrtarët kroatë derisa ai të jetë ministër i Brendshëm, “ose derisa Kroacia të fillojë të sillet” sikurse nuk është më Shteti i Pavarur i Kroacisë, që qeverisej nga ushtarët./REL/

Etiketa: regjimSerbia

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para

Sulmet në Shqipëri, reagon kryeministria. Kush po tenton “pushtimin” kibernetike të vendit?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –

Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –

22:33 | 21/03/2023
lajmi fundit

Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –

22:29 | 21/03/2023
Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –

Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –

22:25 | 21/03/2023
Ja pse shënoj shumë gola –

Ja pse shënoj shumë gola –

22:21 | 21/03/2023
Unë luftën e bëra –

Unë nuk luaj me … –

22:11 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –
  • Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –
  • Rama ngre zërin kundër Sekretarit të OKB: Jep sqarime –
  • Ja pse shënoj shumë gola –
  • Unë nuk luaj me … –
  • Psikologu shpjegon ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimin e tyre –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patenta 850 mijë? Blendi Gonxhe nuk tërhiqet –
  • Spanjolli humb jetën në hotelin në Divjakë, dyshimet e policisë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com