Dy pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi lajmin e ndalimit të Alen dhe Anel Ujkanovic
“Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre. Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.