Autoritetet serbe të drejtësisë kanë liruar nga paraburgimi një prej oficerëve më të lartë të Policisë së Kosovës, konkretisht kryepolicin e Mitrovicës së Veriut, i cili u dënua një muaj më parë pasi iu ngrit akuza për terrorizëm.
Televizioni shtetëror serb thotë se Nehat Thaçi është liruar këtë të martë, pasi prokurorët tërhoqën hetimin e nisur ndaj tij. Thaçi u arrestua pasi kaloi kufirin nga Kosova drejt Serbisë në fund të muajit të shtatorit, duke dhënë sinjalin e radhës të tensioneve në vazhdim në dy vendet e Ballkanit. Kosova dhe drejtuesit e saj më të lartë kanë protestuar kundër arrestimit të tij.