Pas shortit që percaktoi përballjet e skuadrave respektive, tifozët shqiptarë dhe atë serbë kanë nisur t’i hapin “luftë” njëri-tjetrit për dy sfidat që Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit do të luajnë në “Europa League”.
Duket se nuk mund të harrohen ngjarjet e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit, në të njëjtin vend ku do të luaj edhe Skënderbeu, e për këtë arsye tifozët nuk po përmbahen në rrjetet sociale.
Në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.