Zëvëndësministri i Jashtëm: S’ka rëndësi ndërrimi i qeverive, ekziston një strukturë që mban të pacënuar korrupsionin
Zëvëndësministri i jashtëm Selim Belortaja shkruan se korrupsioni në Shqipëri është një sistem i pacënueshëm pavarësisht në se ndryshohen qeveritë. Në një mesazh në facebook, Belortaja jep perceptimine e tij për funksionimin e korrupsionit në Shqipëri duke bërë kështu një akuzë të fortë edhe për qeverinë ku ai është pjesë. Selim Belortaja është zëvëndësministër i Jashtëm si përfaqsues i Lëvizjes Socilaiste për Integrim. Ja çfar shkruan ai për korrupsionin: “Janë zhbiriluar tashmë “shkencërisht” të gjitha format e korrupsionit: korruptimi i politikës dhe administratës prej krimit; i të dyjave prej biznesit hileqar; i shërbyesit publik prej “konsumatorëve” (të detyruar apo mësuar ..t’i bien shkurt), etj. Me përjashtim të njërës: korruptimi i shefave prej ..vartësve!! Ka disa vartës që ndër vite e dekada ..janë bërë supermjeshtra në korruptimin e ..eprorëve! Janë këta që përçojnë brez pas brezi gjithë filozofinë korruptive. Që kujdesen të ruajnë sistemin korruptiv. S’ka rëndësi se ..u ndrrua shefi!! Apo qeveria! Punë e madhe! Sërisht këta kujdesen që “sistemi” të mos cënohet në mekanizmin e vet! Kanë aftësinë ta ..rigjallërojnë atë ..me sukses të plotë! Them se kjo formë ..meriton një studim më të thelluar”.