Në kuadëtr të operacionit “Vinjolli” policia e Kurbinit sekuestroi 105 kg kanabis sativa dhe arrestoi një person, ndërsa një tjetër e shpalli në kërkim.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu, policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe ka arrestuar shtetasin Kleant Xhaka (22 vjeç) që po e transportonte këtë sasi me mjetin e tij.
Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban.
Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.