Policia kufitare greke ka sekuestruar mbi 45 kilogramë kanabis në kufirin greko-shqiptar, dhe për pasojë kanë rënë në pranga 2 të rinj shqiptarë përkatësisht 22 dhe 27 vjeç.
Fillimisht një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër. Shenjës për të ndaluar mjeti nuk i është bindur, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar por është kapur vetëm pak më vonë në Grevena.
Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro.