Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë sekuestruar një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë (Bashkia Himarë). Kjo sipërfaqe toke ishte përvetësuar me anë të falsifikimit të dokumentave nga shtetasi Murat Hysenaj, 56 vjeç.
Ky person tashmë është arrestuar nga policia e Vlorës. Hysenaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Vlera e tokës shkon rreth 1.7 milionë euro.