Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, i ka dërguar një letër Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ku ka vlerësuar modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare.
Sekretari i SHBA-ve për Mbrojtjen shkruan se do vijojnë mbështetjen për Shqipërinë, ndërsa thekson vlerësimin e ministres Kodheli në përpjekjen e saj për të rritur kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Në letër, Carter ka shprehur gjithashtu falenderimet në lidhje me konsultimet bilaterale në fushën e mbrojtjes të zhvilluara në maj të këtij viti mes dy institucioneve.