Nga Sokol Shameti
Seç është një radio greke që është përhapur si lia e dhenve. E dëgjon në të gjitha kafenetë e Tiranës.
Të thuash ti se u shuajt Shqipëria për radio nga ato sipërfaqësoret që i fusin një playlist automatike dhe ca xhinglla tërë ditën e lume.
Mirë e kanë kur thonë që bari i bahçes së komshiut të ngjan ngahera si më i gjelbër. Gëzuar vitin e Skënderbeut, gjithsesi!