• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sarandë, ka ra Kartagjena!

12:58 | 25/07/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Koli ankohet se këtë vit në Sarandë sezoni ka nisur shumë vonë. Thotë që edhe ato ditët e shiut prishën shumë punë, por kurrë kaq vonë nuk ka nisur. (Të mendosh që edhe sot që u ktheva në Golem ia krisi shiu).

Lexo edhe

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

“Ç’të bëjmë tani? 35, ja 40 ditë sezon do të kemi!”

Me këto 40 ditë ai duhet të shtyjë gjithë vitin, ndërsa mbetesh pa fjalë dhe nuk di si ta ushqesh bisedën. Befas buzë detit një djalë me motorr uji bën dredha dhe hedh një curril përpjetë.

“Po ky?”, i them.

“Është nga ata që e hedhin shurrën përpjetë. Nuk e sheh? Ja përpjetë e lëshon. Ndjell femrat”, shton Koli që e ka zënë me gjithë botën.

Mua ky tipi i motorrit më duket tëpkë ai i vjetshmi, por këtë sezon është shumëfishuar, sepse janë kudo në çdo plazh si të klonuar. Pushuesit lahen gjithë kujdes dhe mundohen t’ia hedhin motorrit të ujit. Sa ai largohet pak nga bregu, pushuesit lëshojnë fëmijët në det, sa afrohet ndjellësi i çikave, pushuesit mbledhin cullët. Policia në këtë rast nuk di not.

“Janë të shtrenjtë shtretërit”, më thotë Sula nga Gostivari. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse ata djelmosha të rinj rrinë me karta në dorë që thonë se japin oda me qira? Nuk mund ta kesh edhe të shtrenjtë, edhe bosh. Ka gjasa që shqiptarët këtë vit të jenë më të varfër.

Fundjavat e kësaj vere i bëj me më shumë dëshirë në Sarandë. Nuk vuaj në shëtitoren e rilindur të Vlorës, ani se kryetarit të Bashkisë do i mbetet qejfi që nuk po bëhem pjesë e këtij ndryshimi historik. Në Sarandë mbyllet si me çelës, në mesnatë zhurma që ca e shesin për muzikë. Në Sarandë kam afër Çamërinë. Nëse nuk kaloj kufirin kam Markatin, Ninatin, Konispolin. Në Sarandë njoh një tabor me njerëz.

Këtë fundjavë u krodha në Plazhin e Manastirit, atje ku gjendet Kristali. Gatuajnë pastër dhe lirë. Fjala vjen speca të fërguar e të mbushur me gjizë, lakra të egra me vaj ulliri e limon, sallatë me karota, qofte me lakra apo mish, supë peshku, një mal me peshk, ngjala, oktapod, karkaleca në zgarë, birrë, ujë, shalqi dhe kafe turke. Një gji që e gjen vetëm në filma ekzotikë dhe për tre vetë paguan 3000 lekë, ja po e çoj 3500 lekë.

Natën e kalova sërish tek Bouganville-t. Hoteli i ri është mishërim i Gaudí, i bukur sa të merr sytë. Eshtë festë e arkitekturës qysh në vendin ku pushon makina. Nuk po flas për dhomat, ambjentet e çlodhjes a pishinat me ujë të kripur, saqë e humba llogarinë sa ishin. Buzë detit gjen një mjeshtër të kuzhinës italiane që të përkedhel sedrën. Më rastis që të përzihem me aktorët e “Portokallisë”, ndërsa në mesoret e kompleksit dëgjoj gjithë gjuhët e botës. Më duket sikur jam në Kullën e Babelit.

Por, sezoni këtë vit ka nisur vonë dhe njerëzit janë më të varfër. Ankohen të gjithë, kurse shteti nuk lodhet e flet me sllogane. Hyrja e qytetit, në Qafë Gjashtë nuk është prekur sërish me dorë. Shkon në ato rrugë me dallgë, pluhur të bardhë dhe gropa. Asgjë në hyrje nuk të josh, teksa sheh njerëz të rrëmujshëm që kalojnë me qerre me motorra apo makina luksoze që ngrejnë tym në qiell. Koka të shkon në tavanin e mjetit, ndërsa banorët të urojnë mirëseardhjen, shteti ose fle gjumë, ose nuk e çan kaptinën.

Në fund shteti do të bëjë një llogari se këtë vit hyn kaq e aq turistë, kurse Koli bën hesapin e tij.

“O Kel, a i pe lajmet dje? U futën 20 mijë kosovarë në kufi. Të gjithë shkuan sa në Shëngjin, Velipojë a Durrës. Nuk erdhi kush në Sarandë, o Kel! Ka ra Kartagjena!”.

Etiketa: BouganvilleEnkel DemiGaudíhesapkaptinaKartagjenaKulla e BabelitPlazhi i ManastiritSarandë

Të Lidhura

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

nga 27
14:25 | 23/03/2023
0

Partia Demokratike kryesuar nga Sali Berisha ka ankimuar vendimin e KAS për zgjedhjet e 14 majit ku njihet si kryetar...

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

nga 27
14:21 | 23/03/2023
0

Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër...

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

nga 27
14:19 | 23/03/2023
0

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që “preferojnë” më së...

BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

nga 27
14:11 | 23/03/2023
0

Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin...

Para
Iggy Azalea tregon të pasmet e saj

Iggy Azalea tregon të pasmet e saj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

14:25 | 23/03/2023
Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

14:21 | 23/03/2023
Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

14:19 | 23/03/2023
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

14:11 | 23/03/2023
Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

14:07 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –
  • Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –
  • Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –
  • Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –
  • Tentoi të korruptonte policin në kufi, procedohet 26-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com