Samiti i G7, lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i G7, lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

10:36 | 26/08/2019
në Bota, Kryesore
0

Në samitin e G7-s në Biarritz presidenti Emmanuel Macron u tregua mjeshtër i diplomacisë duke e mënjanuar me një manovër të zgjuar presidentin Trump. Me këtë ai merr rolin drejtues në Europë, mendon Barbara Wesel.

Nga Deutsche Welle

Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e kapital politik, me qëllim që samiti i G7-s në Biarritz të mos dështonte plotësisht. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në axhendën e ditës, për të thyer këtë format të skematizuar. Ai vetë sidomos nuk donte të dilte në fund si dështak. E kësaj Macron ia doli.

Read more

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Lëvizje e zgjuar shahu në politikën e Iranit

Macron ia doli vërtet të nxjerrë jashtë loje, Donald Trump, presidentin kokëfortë dhe gjithmonë kundër në politikën e Iranit. E ky nuk është sukses i vogël, sepse Donald Trump u tregua në Biarritz edhe një herë si mik i keq, që e shihte si shaka të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër ai ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nk mjaftojnë më fjalë të tjera për manovrat, mungesën e përgjegjësisë e deformimet nga ana e Trump. Ai u soll si gjithmonë.

Presidenti francez ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif si të ftuar surprizë dhe filloi në kuadër të takimit një iniciativë diplomatike. E ai e bëri këtë nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe theksoi, se linja e ashpër e SHBA është strategjita e vetme e duhur. Macron nuk u impresionua shumë nga kjo, dhe u takua personalisht me Sarif për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja.

Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim, por në një situatë, ku në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për një zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit europianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.

Për populistët bukë edhe kërbaç

Edhe për djegiet e pyjeve në Amazona, Macron gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE me vendet amerikanolatine, shën red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.

Presidenti francez tregoi këtu, se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë më pas për të shuar zjarret. Sigurisht duhet më shumë presion për të arritur që presidenti brazilian të ndjekë një politikë pro-mjedisore.   BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.

SHBA nuk ishte e kënaqur, që Emmanuel Macron temën e klimës dhe djegiet në Amazona i vuri në rend të ditës. Diplomatë nga samiti u shprehën, se SHBA ndjehej e mënjanuar. Në një kohë që qeveria në Uashington ka treguar, se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-s.

Lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

Presidenti francez tregoi me samitin e G7-s, se e zotëron zanatin politik dhe se do të ngjitet në liderin drejtues të Europës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Përkundër kësaj, Gjermania nuk po bën një figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik në Berlin i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit në BE. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Europian, Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë G7, mund të kesh ndjesinë, se me Macron je në duar të mira.

Etiketa: Emmanuel Macronlideri i ri i EuropësPresidenti Donald TrumpSamiti i G7

Të Lidhura

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –

nga 27
19:18 | 05/05/2026
0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasin italian Giovanni Telesco, i dyshuar për veprat...

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

nga 27
19:04 | 05/05/2026
0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të kandidojë në një listë të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e...

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –

nga 27
18:54 | 05/05/2026
0

Grigoris Dimitriadis, nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një vizitë në Derviçan të Dropullit, në një moment kur...

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

nga 27
15:34 | 05/05/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish publikisht Papa Leone XIV duke thënë se ai po rrezikon shumë besimtarë...

Para
Presidenti Meta: Porositë e Nënë Terezës të na shërbejnë për të bërë gjithçka!

Presidenti Meta: Porositë e Nënë Terezës të na shërbejnë për të bërë gjithçka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –

“Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –

19:18 | 05/05/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

19:04 | 05/05/2026
Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –

Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –

18:54 | 05/05/2026
Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

15:34 | 05/05/2026
Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

15:02 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –
  • Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –
  • Rama në muaj mjalti me Greqinë, pas takimit me Mitsotakis, drekon me të nipin e tij –
  • Po rrezikon shumë katolikë në botë –
  • Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –
  • Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Pastrim parash”/ Gjykata e Tiranës sekuestro ndaj “Euro-Beton 2005”, nën hetim pronari italian –
  • Zgjedhjet në Kosovë/ LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com