Sallatë me lakër të kuqe dhe arra, mrekulli për shijen e shëndetin

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën  falë acideve yndyrore omega-3.

Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

Përbërësit e sallatës

  • Gjysëm qepe të ëmbël
  • 200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.
  • 1 lugë çaji me mjaltë.
  • 1 lugë gjelle me uthull molle.
  • 1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 50 gramë arra të coptuara.
  • Gjysëm luge çaji me kripë
  • Një majë luge çaji me piper
  • 1 dardhë mesatare nëse dëshironi

Udhëzimet

  1. Priteni lakrën hollë.
  2. Prisni qepën dhe shtojeni në enë.
  3. Nëse në sallatë dëshironi dardhat, pritni në copa të vogla dhe hidhini në enë.
  4. Në një enë tjetër shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.
  5. Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.
  6. Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

Servireni me gatime të tjera ose veçmas për një drekë të lehtë

http://agroweb.org/lajme/sallata-laker-te-kuqe-arra-dhe-dardhe/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...