Në një bashkëbisedim me gazetarë ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta ka ndikuar tek Rama. Sipas tij ai u frikësua, madje kjo protestë e tmerroi fare. Sipas tij fakti që Rama po tenton të rrijë indiferent tregon të kundërtën. Berisha tha se Ramës i kanë filluar ethet e largimit, ndërsa nuk kurseu as humorin pas vizitës së kryeministrit në Vlorë, në inaugurimin e Bypassit.
“Protesta ia ndau frymën. Ka dy mënyra, e la pa fjalë , pa tekst, e mahnitit. Kur them ia ndau frymën e tmerroi. Kishte dalë në një nga këto anësoret e rrugës dhe çfarë thoshte? Dëgjoni mobologun e tij. Kaluan amerikanët dhe u mahnitën nga rruga. Për çfarë? Rruga 10 m e gjatë”, u shpreh Berisha. Ndërsa u shpreh se askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë një populli që ngrihet në këmbë.