Salianji: Shqipëria me Ramën po shkon pas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji: Shqipëria me Ramën po shkon pas

13:59 | 17/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se Parlamenti holandez i propozoi qeverisë së saj që të kthejë vizat për shkak të rritjes së krimit shqiptar dhe influencës së tij në Holandë.

Përmes një deklarate për mediat, Salianji pohoi se për shkak të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë, në vendin tonë  gëlojnë sheshi vrasjet, grabitjet, dhuna dhe gjithçka tjetër.

Deklarata e plotë Salianjit:

Read more

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Edi Rama shërbëtor ndaj krimit, gangster ndaj qytetarëve të pambrojtur e të pamundur. Edi Rama erdhi në pushtet nëpërmjet projektit politik të bashkëpunimit me krimin dhe sjellja e tij në pushtet është shpërblimi i krimit me prona dhe asete publike, me emërime në administratën e lartë nga deputetë, kryetarë bashkie e drejtora të rëndësishëm. Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me emër dhe mbiemër gjithë strukturën dhe infrastrukturën kriminale në Shqipëri, ashtu siç kemi denoncuar edhe lidhjet e qeverisë me bandat më famëkeqe ne vënd. Edi Rama në funksion të krimit dhe për të lehtësuar bandat kriminale vendosi ministra përfaqësues të krimit, deputetë në lista si propozues të krimit. Sot Edi Rama është i rrethuar dhe për fat të keq gjithçka ne kemi deklaruar po faktohet nga strukturat më të specializuara dhe nga institucionet më prestigjioze ndërkombëtare. “Shqipëria është shndërruar në një vënd tranziti në rritje për kokainën dhe heroinën, që komandohet gjërësisht nga elementë të krimit të organizuar, evidentohet ndërtimi i laboratorëve të përpunimit të kokainës dhe heroinës në Shqipëri” – Raporti i DASH.

“Grupet mafioze italiane, shqiptarët dhe bandat motorike të jashtëligjshme janë lojtarët kryesorë të krimit në Kontinent. Aktualisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të lartë për sigurinë e brendshme të BE” – deklaroi dje Europol, duke e veçuar krimin e organizuar dhe mafian shqiptare si rrezik. Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave. Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE. Gjendja reale e kriminalitetit, e krijuar për shkak të bashkëpunimit të krimit me qeverinë po jau nxin faqen shqiptarëve, të cilët nuk e meritojnë që për interesat kriminale të qeverisë, të shihen si delja e zezë në Evropë.

Në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, vendi gëlon nga tritolet, zjarrvëniet, grabitjet e armatosura, droga sheshit, vrasjet mafioze dhe rrëmbimet pa autorë rriten, por Rama dhe qeveria e tij ndëshkon të pamundurit, dhunon protestuesit, flak nga banesat qytetarët dhe godet gra e fëmijë. Politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. Shifrat e tmerrshme të nxjerra nga gjykatat tregojnë se shteti i Ramës dënon brenda dy vitesh 2156 familjarë për pamundësine e pagesës së energjisë elektrike, 8 prej të cilëve në moshë të mitur, mijëra të tjerë për suvatime oborresh apo ndërtime stallash dhe nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të dënuar. Ne do t’i japim fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij, ne do të çmontojme grupet kriminale dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin e sundimit të ligjit, vend ku mbizotëron shteti ligjor, ku dënohen banditët e kriminelët dhe garantohen qytetarët, ne do ta rikthejmë në detyre policinë e marrë peng nga Rama dhe ushtarët e tij.

Etiketa: Ervin Salianjiish deputeti i partise demokratikeParlamenti holandezvizat

Të Lidhura

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

nga 27
18:58 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë,...

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

nga 27
18:42 | 04/02/2026
0

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) anë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me...

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

nga 27
17:58 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

17:56 | 04/02/2026
0

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe...

Para
Kryemadhi: Vendimi i parlamentit holandez i vuri vulën dështimit të qeverisë Rama

Kryemadhi: Vendimi i parlamentit holandez i vuri vulën dështimit të qeverisë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –

18:58 | 04/02/2026
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

18:42 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:58 | 04/02/2026
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –

17:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –
  • 1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –
  • Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit –
  • Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës –
  • Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com