Salianji dhe ekspertët kontabël bëjnë llogaritë: Biznesi i vogël me humbje të mëdha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji dhe ekspertët kontabël bëjnë llogaritë: Biznesi i vogël me humbje të mëdha

11:31 | 07/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, bashkë me profesionistë kontabël dhe përfaqësues të biznesit sollën fakte se si sipas tyre është goditur biznesi i vogël nga mbyllja e ekonomisë për shkak të koronavirusit.

Ervin Salianji bëri përgjegjëse qeverinë për thellimin e krizës ekonomike dhe varfërisë për shumicën e shqiptarëve.

“Për fat të keq Shqipëria është futur dhe po futet në një cikël të falimentit dhe të krizës ekonomike për shkak të masave gjysmake dhe për shkak të zhvatjes që qeveria i ka bërë bizneseve edhe në këtë periudhë krize. Po shkojmë me shpejtësi drejt varfërimit dhe falimentit të shqiptarëve”– tha Ervin Salianji, duke ftuar ekspertët të bëjnë llogaritë e traumës ekonomike të pësuar dhe të hyrjes në borxhe.

Read more

Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –

Uran Derri, konsulent financiar tregoi me detaje për shpenzimet reale të një bar kafe me 5 punonjës, rrogat kontributet, qiraja, faturat aforfe të energjisë elektrike dhe të ujit, pagesa për konsulencën e ekonomistit, pagesa për taksën vendore dhe kosto të tjera bankare apo për mirëmbajtjen e sistemeve fiskale. “E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj”, tha konsulenti financiar.

Edhe konsulenti tjetër financiar, Fredjan Shehu, i cili ka bërë llogaritë e një klinike dentare, doli në të njëjtin përfundim, se; humbet e biznesit dhe të të punësuarve janë të mëdha, ndërsa ndihma e qeverisë, farë e vogël. Përveç pagës së asistentes që e ka më të lartë se të punësuarit në bar kafe, shpenzimet e tjera janë të ngjashme, pasi asnjë taksë apo tarifë vendore nuk është falur. “Në total si kosto në kohë normale shkojnë 165 018 lekë ose 1 milionë e 650 mijë, pasi edhe kontributet paguhen për pagë reale 35 mijë lekë. Humbja e një klinike të vogël dentare është 124 018 lekë apo 1 milionë e 240 mijë lekë në muaj.”- tha eksperti Fredjan Shehu,

Pronarja e një parukerie tregoi se për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të qeverisë, kishte prekur kursimet, pasi pagesa e qeverisë nuk i del as për të paguar taksat dhe tarifat vendore. Këtë gjë e pohoi edhe Shpëtim Agolli, përfaqësues i Shoqatës të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm për qytetin e Tiranës.

“Qeveria jo vetëm nuk ka ndihmuar, por po e çon biznesin e vogël drejt falimentit. Ne si shoqatë i kemi kërkuar qeverisë nëpërmjet 11 pikave se çfarë duhet të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm në përgjithësi. Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. I bëjmë thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit që t’i shikojë edhe një herë paketat, sepse, në qoftë se vazhdon kështu, bizneset do të jenë drejt falimentit dhe familjet do të vuajnë në një krizë shumë më të rrezikshme për ekonominë e vendit.”– u shpreh ai

 

“Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t’ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria. Në mënyrë të qartë u shpjegua nga ana e bizneseve dhe ekspertëve se si humbjet e bizneseve në këtë periudhë krize kur dyqanet dhe bizneset kanë qenë të mbyllura, kanë qenë në shifra të mëdha dhe nuk kanë pasur mundësi që të mbulojnë përveç humbjeve edhe shpenzimet familjare, duke u detyruar të futen në borxhe. Shifrat flasin vetë dhe gjithë situata flet vetë që qeveria Rama gjatë gjithë kohës ishte e interesuar vetëm për pushtet personal dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e Republikës, të cilët paguajnë taksa. Biznesi sot është i detyruar jo vetëm që të mbijetojë, por edhe të hyjë në borxhe për të mbajtur familjen. Ai është i detyruar të paguajë taksa dhe detyrime, të cilat Edi Rama ua kalon oligarkëve të partneriteteve të publike dhe private apo oligarkëve të tjerë, që janë shqepur me tendera sekretë apo jo sekretë në këtë periudhë.”- u shpreh ish-deputeti Salinji.

Etiketa: biznesi vogelErvin Salianjiinstatpërfaqësues të biznesitPërfaqësuesi i Partisë Demokratikeprofesionistë kontabël

Të Lidhura

Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

nga 27
13:06 | 26/05/2026
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dekorimit të Bardhyl Agasit gjatë një aktiviteti të Partia Socialiste e Shqipërisë...

U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

nga 27
12:24 | 26/05/2026
0

7-vjeçari që u përplas për vdekje paraditen e së hënës, 25 maj, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është përcjellë mes lotësh...

Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –

Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –

nga 27
12:04 | 26/05/2026
0

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit administrativ për...

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –

nga 27
12:02 | 26/05/2026
0

Shtatë persona kanë vdekur në Francë për shkak të një vape ekstreme në fillim të verës që po prek një...

Para
U nis drejt Tiranës, rikthehet në Spitalin e Durrësit e moshuara e infektuar me koronavirus

38 të shtruar dhe 7 në terapi intensive, si është gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –

13:06 | 26/05/2026
U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

12:24 | 26/05/2026
Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –

Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –

12:04 | 26/05/2026
Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –

12:02 | 26/05/2026
Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

11:30 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –
  • U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –
  • Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?! –
  • Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë –
  • Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –
  • Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekoroi babanë e Ergysit për t’i mbyllur gojën Agasit Junior –
  • U përplas për vdekje nga regjisori Petri Bozo, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com