Mazhorancës i duheshin dje me patjetër votat në parlament për të shembur Teatrin Kombëtar dhe nuk kishte si të mungonte as Rrahman Rraja, babai i Rexhepit i cili ndodhet në burg për akuzën e përndjekjes së të dashurës, së tij, Xhisiela Maloku.

Gjithashtu Rraja ka dhënë votën pro dhe për mbylljen e lojrave të fatit. Fotografi zyrtar i PS, Agim Rama është kujdesur të kapë në foto gjithë lëvizjen e Rrajës; në sallë duke votuar, pastaj në oborrin e parlamentit duke iu drejtuar makinës së tij.

Deputeti i Krujës, Rraja, fill pas skandalit të të birit, pësoi një incident duke dëmtuar këmbën e djathtë.  Dje u shfaq në parlament me paterica.  Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur dhe “meme”-t e qytetarëve.

/Ora News.tv/