Sa e vështirë të ndihmosh të tjerët… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa e vështirë të ndihmosh të tjerët…

13:21 | 03/11/2016
në Uncategorized
0
ROMET NE TROTUAR - Familje te komunitetit rom, duke qendruar ne banesat e tyre te improvizuara ne trotuar, prane godines se ish Dekorit ne rrugen e Kavajes, pasi jane debuar nga pronaret e tokes.

ROMET NE TROTUAR - Familje te komunitetit rom, duke qendruar ne banesat e tyre te improvizuara ne trotuar, prane godines se ish Dekorit ne rrugen e Kavajes, pasi jane debuar nga pronaret e tokes.

Të jesh apo të mos jesh aktivist, kjo është çështja!

Nga Ola Tare

U bëra pjesë e grupit të aktivistëve në vitin 2014. Më parë isha angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, por gjithmonë në nivelin e vullnetarizmit. Që nga 2014 e në vazhdimësi kam qënë pjesë e proceseve të ndryshme që për shumë njerëz, qoftë edhe të afërmit e mi është diçka e pakuptimë, për aq kohë sa në një shoqëri si kjo e jona personat që ngrenë zërin për të marrë atë që ligjërisht ju takon, konsiderohen të çuditshëm apo agresivë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të qënurit pjesë e grupit të aktivistëve më ka ndihmuar të kuptoj dhe të përvetësoj një qasje, të cilën pjesa më e madhe e njërëzve nuk duan ta pranojnë dhe ta praktikojnë. Në çdo veprim të ndërmarrë, ne jemi përpjekur të përfshijmë palët e prekura nga investime të ndryshme të institucioneve publike, të cilat në shumicën e rasteve kanë qënë antiligjore. Ky është procesi më i vështirë për mendimin tim, sepse ka një kosto të lartë për ata që nuk janë përballur më parë me të tilla situata. Për t’i bërë pjesë të procesit na është dashur të krijojmë një marrëdhënie me persona që janë shumë ndryshe nga ne, pavarësisht se kemi të njëjtën përkatësi etnike. Për mua fillimisht ka qenë shumë e vështirë të gjeja mënyrën e duhur për t’ju shpjeguar situatën njerëzve që kishin një nivel arsimor shumë të ulët ose ju mungonte, meqë për asnjë ditë nuk kishin jetuar në të njëjtat kushte si të miat. Në disa raste barrakat, mungesa e higjenës, mjedisi i ndotur, pamjet e fëmijëve pa këpucë, me këmbë të vrara përbënin problem për mua. E gjeja veten me nivel të lartë mosbesimi, qoftë tek ato që unë thoja, qoftë në shpresën e arritjes së një rezultati pozitiv. Nisur nga konteksti, në të cilin jetojmë, shpesh janë hedhur mbi ne gabimet dhe papërgjegjshmëritë e atyre që për shumë vite kanë folur në emër të këtyre njërëzve, por asnjëherë nuk i kanë njohur në të vërtetë ata. Për pasojë, kjo punë ka patur lodhje jo vetëm fizike, por dhe psikologjike.

Në të gjitha rastet, kur ne kemi ndërhyrë na është dashur të përballemi me paragjykime të tilla, por me kalimin e kohës kemi mësuar të admnistrojmë situatën. Më parë kanë qënë të pakët në numër personat me përvojën e duhur për ta arritur, por tani jemi më shumë. E parë nga një këndvështrim tjetër, kjo sfidë me komunitetet na ka ndihmuar që të jemi më të përgjegjshëm në ato që themi, të njohim kufijtë tona, të jemi transparentë dhe llogaridhënës.

Na ana tjetër, përveç mosbesimit të komuniteteve, për ne ka qënë e vështirë njohja nga organizatat, institucionet dhe media. Për t’i marrë parasysh sugjerimet apo komentet tona, duhej patjetër të identifikoheshim si pjesë e ndonjë organizate. Sipas tyre, një grup informal nuk mund të konsiderohej si faktor. E gjithë kjo ka ndikuar negativisht në raport me njërëzit të cilët jemi përpjekur të ndihmojmë, sepse ndiheshin të zhgënjyer dhe çdo hap i propozuar nga ne mendohej si pa vlerë, për aq kohë sa nuk depërtonte tek vendimmarrësit.

Aktualisht, në shumë raste grupi i aktivistëve është pikë kontakti dhe burim informacioni për institucionet kombëtare, ndërkombëtare, organizatave dhe medias. Deri diku kemi arritur që ta bëjmë pjesë të fjalorit të tyre termin “aktivist”, të jemi pjesë e takimeve, të nxisim dhe të ushtrojmë presion për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, ende hasim vështirësi për shkak se shumë pak persona e kuptojnë dhe e mbështesin qasjen tonë dhe së dyti duke qenë një grup informal është e vështirë të sigurohet qëndrueshmëria e marrëdhënieve me njërëzit që dëshirojnë të kontribuojnë.

Ndërkohë të gjitha situatat, në të cilat jëmi përfshirë kanë qenë shkollë më vete. Mundësitë e ofruara ishin shumë të rëndësishme për të fituar eksperiencë dhe për të mësuar më shumë, për t’u zhvilluar dhe për të qenë të aftë të ndërmarrim një nismë të caktuar. Gjatë këtij viti disa aktivistë kanë hartuar një plan punë për çështje që janë jetike për komunitetin rom dhe egjiptian. Ky proces ka ndikuar pozitivisht në nxitjen dhe motivimin e personave të përfshirë dhe ka shërbyer për të zbutur konfliktet që kanë ardhur si pasojë e idesë së ekzistencës së hierarkisë. Në të gjitha hapat e ndjekura secili ka patur mundësi të tregojë kapacitetin dhe aftësinë për të menaxhuar marrëdhënien me personat e përzgjedhur për të punuar.

Plani i Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e shtratit të lumit preku rreth 70 familje rome/egjiptiane dhe jo rome. Fillimisht nuk pati asnjë proces këshillimi dhe asnjë alternativë të ofruar për zgjidhje. Situata ishte mjaft e paqartë dhe e tensionuar, njëkohësisht për shkak të mungesës së informacionit. Mbështetja dhe ndihma e ofruar nga grupi i aktivistëve në këtë rast ishte shumë i rëndësishëm. Në fakt, lidhur me këtë rast ka patur shumë diskutime, nëse rezultati i deritanishëm është apo jo meritë e grupit të aktivistëve, për shkak të përfshirjes së aktorëve të ndryshëm, por jam e bindur se ndjekja e hapave dhe procesi në tërësi do të kishte shumë mangësi, në rast se aktivistët nuk do të krijonin balancën midis palëve që mbrojnë interesat e familjeve dhe Bashkisë së Tiranës. Për ne është e rëndësishme që çështjet, për të cilat kemi punuar të ndiqen në vazhdimësi deri sa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe afagjatë gjithmonë duke marrë parasysh limitet tona. Si rast konkret vlen të përmendet ndihma që u është ofruar familjeve të Selitës që prej vitit 2014. Investimi i qeverisë shqiptare për ndërtimin e Unazës së Madhe solli si pasojë prishjen e banesave të 76 familjeve rome dhe jo rome që jetonin në zonën e Selitës. Pas përpjekjeve të shumta të banorëve dhe aktivistëve, në prill të 2015 qeveria mori vendimin për t’i trajtuar këto familje me qira të subvencionuar për dy vjet dhe pas këtyre dy viteve nuk është parashikuar asgjë. Duke marrë shkas nga situata e krijuar dhe procesit jo ligjor të ndjekur nga institucionet përgjegjëse, aktivistët nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet me banorët, por ju kanë ardhur në ndihmë duke kërkuar mundësi për të denoncuar në gjykatë gjashtë raste, tre prej të cilave po trajtohen si rast diskriminimi e shprehur kjo dhe me vendim të Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kurse tre familje të tjera pretendojnë të përfitojnë nga vendimi nr. 608, sipas të cilit ato familje që kanë ndërtuar banesat para gushtit të vitit 1991 kanë të drejtën e pronësisë dhe për pasojë të kompesimit. Përveç kësaj janë duke u asistuar ato familje, të cilat pavarësisht vendimit ende nuk e kanë përfituar subvencionimin.

Në rrafshin individual e gjithë kjo eksperiencë më ka ndihmuar shumë të mësoj të ndërtoj marrëdhënie me njerëz të ndryshëm dhe të kujdesem që të jenë të qëndrueshme. Në këndvështrimin profesional jam rritur shumë duke mësuar gjëra që ndoshta nuk do të kisha rastin ndonjëherë të njihesha me to, por më e rëndësishme për mua është ana njerëzore. Për mua është arritje shumë e madhe që kam patur mundësinë të njoh disa persona, të cilët kanë vlera që shumë pak i hasim në shoqërinë tonë.

Pavarësisht të gjithave mes  “Të jesh apo të mos jesh aktivist”, unë zgjedh TË JEM!

Etiketa: aktiviste vështirëegjiptiankëshillimKomisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimikomuniteti romOla TareSelitaUnaza e Madhe

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Llalla: Shpallja e pavarësisë së Çamërisë një skenar i errët Grek (Video)

Llalla: Shpallja e pavarësisë së Çamërisë një skenar i errët Grek (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com