Rrugica e Çamëve…. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugica e Çamëve….

12:03 | 02/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Adriatik R. Dosti

Edhe pse emrin e saj të vërtetë ajo rrugë a rrugicë… prej vitesh e vitesh e ka “Shyqyri Bërxolli”… ma do mendja se zor të gjesh në Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë njeri që ta njohë me këtë emër.

Ajo rrugicë e dashur për të gjithë kryeqytëtasit e shqiptarët ka vetëm një emër dhe këtë të përjetshëm; “Rrugica e Çamëve”. Këtë etiketim e ka marrë nga komuniteti martir shqiptar i Çamërisë, i cili u vendos këtu shumë vite më parë pas përzënies me dhunë, zjarr e hekur që monarko-sadistët grekë i bënë popullsisë së kësaj krahine shqiptare, e cila edhe sot kullon gjak, e dhemb në shpirtin e lënduar të Shqipërisë Mëmë si kurrë më parë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ehhh, sa kujtimë ruaj nga kjo rrugicë e nga banorët e mrekullueshem të saj, nga ata njerëz që shpirti e zemra ju burojnë veç mirësi, mbarësi, patriotizëm, atdhetari, dëshirë për punë e besim tek i madhi Zot.

Sapo hyn, në krye të saj është Dinastia Nuri, ku dikur Babë Rexhepi (rahmet pastë) të uronte mirëseardhjen, tek rrinte ulur në atë stolin e tij të vogël e kuvendonte në anën tjetër të rrugës më Fadilin e djemtë e tij, me njërin prej të cilëve, Besimin kam bërë shërbimin ushtarak shumë vitë të shkuara.

E mes tyre, i miri Kadri, kampioni i madh i mundjes shqiptare e njeriu i rrallë i kësaj familje patriote, punëtore e fisnike. Dhe unë që ndaloja me dëshirën më të madhe e pija një kafe tek Nënë Hamideja e djemtë e saj, miqtë-vëllezër të mij, Luti e Nusha, por edhe me Kadriun e djemtë e tij, Vinin e Denisin.

Adriatik R. Dosti

E si relike e rrallë aty në një kulm shtëpie me Nuret, kanë qenë Demnerët e shtëpia e të famëshmit Rrem Demneri që meriton respekt të veçantë.

Pas ‘90 kjo rrugicë, falë Nurëve, por edhe familjeve të tjera çame që banojnë këtu u bë tregu-hambar i Shqipërisë, duke shfrytëzuar në kohën e momentin e duhur lidhjet tregtare me Turqinë, armiken e përjetshme të Atdheut të tyre të grabitur, Greqinë.

Këtu, jo vetëm që gjeje gjithçka që i duhej një njeriu e një familje për një jetë normale e që na kishin munguar deri në ekstrem e banalitet të gjithëve për dekada më radhë, por këtu u punësuan me të ashtuquajturën “tregti” tek tregu i çamëve qindra e qindra njerëz.

Dhe tregu cam gumëzhinte që në mëngjes herët e deri vonë në mbrëmje sikur të ishter një koshere bletësh punëtore, e natyrisht që njerëzia blinte më çmime shumë të leverdisshme për kohën gjithëçka që i duhej e i nevojitej.

Këtu ishin çdo ditë miqtë e mij të mrekullueshëm, të thjështë, fjalëpakë e punëtorë, Caci, Ben Keta, Liku, Kadri Pengili , Cen Mema, Besimi, Lani, Dyli, Gaspri, Beqiri, Shati, Nikja, Tosi, Qemoli, Rafua e motrat e saj e të tjerë, e të tjerë…

E në mes të rrugicës edhe e famshmja shkollë, “Kristoforidhi”, ku shpenzuam jo pak nga rinia e adoleshenca jonë duke luajtur në oborrin e saj futboll, derisa i bënim gjunjët gjak.

Dhe ja më pas shtëpia e Memëve (Arbana), nga ku shkëlqyen në sportin tirons, por edhe atë kombëtar  Haxhiu, Beqiri, Aliu, Osmani e më pas edhe trashëgimtarët e tyre Sula, Ardi e të tjerë, deri tek i pafati i kësaj botë të mbrapshtë super talenti i Memëve, djali i ndjerë i mikut tim të shtrenjtë, Cenit.

Në vijim janë radhazi familjet e shumë respektuara të kësaj rrugice legjende të Tironës sonë të shtrenjtë; Belitë, Kikët, Ferhatët, Hykët, Mezinët e të tjerë, e të tjerë që gjithashtu kanë nxjerrë emra të shquar të sportit shqiptar.

Në të majtë, kur del për t’u kryqëzuar më rrugën “Myslym Shyri”, ende janë shtëpitë e miqve të mij të mirë e të hershëm, Llaq Gogës, Ferd Zerdjes, Qemolit të Cajës, Ed Dashit, e deri poshtë në fund të rrugicës ku kanë qenë vëllezërit Mazreku. Trajnëri i famshëm i peshëngritjes Zyhdiu e kolegu im i punës së detyruar në Kombinatin “Josif Pashko”, Xhevdeti.

Po aty, ndodhet edhe shtëpia e mirënjohur e Nallbanëve, nga ku prej babës së tyre, Saliut mori jetë në Shqipëri sporti i tenisit, të cilin diktatura kurrë nuk e la të zhvillohej, se e quante sporti luks i borgjezisë.

Sa histori, kujtime e ngjarje të bukura, prekëse e njerëzore ka kjo rrugicë o njerëz! Pikërisht, pse protagonistë të saj e kurdoherë vetëm për mirë kanë qenë në shumicë banorët e saj të mirë, çamët.

Çfarë nuk bëri ai mut regjimi i urryer të hidhte baltë, llum, të villte vrer e mllef kundër çamëve për t’i fyer, ulur, përbuzur e denigruar ata e për të mos i quajtur kurrë pjesë të popullsisë shqiptare, sepse natyrisht më parë si të pabesë lindur mes pabesise komunistë jua kishin tradhëtuar e shitur tokën e tyre të shtrenjtë, Çamërinë, e çamët i kishin vrarë e prerë me thikë pas shpine.

Por. kurrë nuk ja dolën dot, pasi çamët mbetën ata që i ka njohur mirë historia jonë, por edhe ajo ballkanike; trima, punëtorë, fisnikë, patriotë, nacionalistë e besimtarë të Zotit.

Në vitin e zi ’97, kur Tirana ndodhej nën terrorin e kontrollin e bandave kriminale të rrugës, që na i bëri peshqesh politika e mbrapshtë tradhëtare e antikombëtare shqiptare, në Rrugicën e Çamëve nuk luajti vendit asnjë tullë a qerpiç, nuk u këput as edhe një degë peme, nuk u dëmtua e kërcënua askush, dhe kjo krejtësisht për meritë të banorëve të saj e kurrë prej atij farë shteti shqiptar që çamët kurdoherë dhe fatkeqësisht e kanë patur kundër si thikë pas shpine.

Dola edhe sot tek tregu çam, ashtu siç kam dalë kushedi sa herë për vite e vite me radhë, për të takuar e për t’u çmallur me miqtë e mi të shumtë.

U lumturova, kur dyer e dritare të këtyre njerëzve të mirë i gjeta sërish hapur për miq e shokë të mirë, ashtu si përjetësisht në traditën e tyre fisnike të bujarisë prekëse e tepër njerëzore.

Natyrisht, që sot rrugica m’u duk edhe më e bukur, por edhe më e dashur dhe njerezit edhe më të mirë e më të qeshur. Natyrisht, rikthehesha pas kaq e kaq vitesh dhe malli bën të vetën, ndaj edhe pa u mërakosur fort seç mund të kenë menduar të tjerët për mua, ashtu siç e ndjeva, nga shpirti e zemra u ula e putha me respekt gurët, afaltin e kalldrëmin e saj.

Faleminderit, o njerëz të mirë, të kësaj rrugice historike për gjithçka të mirë që bëtë e i dhatë Tironës sonë. por edhe atdheut tuaj.

Zoti ju bekoftë ju e tokën tuaj të shenjtë, Çamërinë tonë martire…

https://tirona.info/rrugica-e-cameve-nga-adriatik-r-dosti/

Etiketa: Adriatik R. DostiBabë RexhepiDenis NuriDinastia NuriKadri NuriLut' Nurimyslym shyriNallbanëtrahmet pastëRrugica e Çamëve….Shyqyri Bërxollitenisi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ambasadorja e Kosovës në SHBA: I zura pritë Donald Trump

Ambasadorja e Kosovës në SHBA: I zura pritë Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com