• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e tretë…

02:12 | 16/07/2016
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Reforma në Drejtësi ka patur gjithë kohën për t’u realizuar në dy mënyra: E para, pastrim nga vetë brenda sistemit. Kjo nuk u bë. Dhe nuk ja vlen të harxhosh kohë për t’iu përgjigjur pyetjes pse. Rruga dytë është ndërhyrja nga jashtë sistemit, përmes Kuvendit. Koha tregoi se aty ku ndërhyri politika, u bë më keq seç mund të mendohet.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Sot, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, nuk janë më të mirët e sistemit gjyqësor. Këta gjyqtarë zgjidhen nga Parlamenti. Në këmbim, në një kombinacion të çuditshëm, deputetët gjykohen nga gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Reforma nga të dy rrugët e përmendura më sipër, ngjan se ka plotësuar proverbin: litari këputet duke u tërhequr dhe zullumi duke u trash!

Ndaj sot jemi në kushtet e rrugës së tretë – ndërhyrjes dhe pranisë së ndërkombëtarëve! Pyetja është: çfarë do të ishte bërë nëse nuk do të ishin ndërkombëtarët?!

Sot nuk mungojnë argumentet për… parlamentin më të korruptuar dhe të kriminalizuar që kemi patur ndonjëherë, për korrupsionin në arsim, për korrupsion në shëndetësi, për korrupsion në futboll (meqë ra fjala Skëndërbeun ndërkombëtarët e dënuan)…, për korrupsionin në prona, në tendera, etj, etj.

Por diku duhet nisur, dhe duhet nisur në fillim. Drejtësia, për të cilën të gjithë bien dakord se duhet reformuar nuk është thjesht për disa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, nuk është thjesht për të ndëshkuar nesër të pa ndëshkuarit, është për të ngjallur shpresën për qytetarët dhe për të huajt.

Në kulmin e debatit për reformën, ambasadori gjerman në Tiranë tha një fjalë që duhet t’i bëj të mendohen thellë të gjithë ata që kanë përgjegjësi për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e shqiptarëve: “Në këto 20 vjet nuk di asnjë rast që kompanitë gjermane të kenë fituar të drejtën në gjykatë”.

Me një drejtësi të refomuar, do të ngjallet besimi tek investitorët e huaj për të investuar. Dhe investimet janë baraz me vendet e reja të punës.

Afro 60 mijë shqiptarë ikën dhe kërkuan azil në Gjermani për 2015! Gjermania nuk është “toka e premtuar” që të bën të pasur. Por është vendi ku sundon drejtësia dhe rregulli. Ikja e njerëzve që kanë edhe biznese në Shqipëri është një këmbanë alarmi, që për fat të keq nuk është dëgjuar.

Ka një togëfjalësh të bezdisshëm për këdo: “vullnet politik”

Kur ka vullnet për të bërë të këqija, e keqja bëhet brenda natës. Në 2008, kjo ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese.

Është rasti për të dëshmuar se edhe e mira bëhet brenda natës.

Dhe këtë radhë nuk bëhet fjalë thjesht për reformë në drejtësi,  është fjala për një Republikë të Re.

Është fat që kemi fituar llotarinë gjenetike, dhe kemi lindur këtu ku kemi lindur dhe jo në Afrikën e Veriut apo Lindjen e Mesme.

Nëse gjatë këtyre dy dekadave nuk do të kishim ndërhyrjen/ndihmën e ndërkombëtarëve, e thënë me dy fjalë të Brukselit dhe Uashingtonit, është vështirë të mendosh se çfarë do të ishte Shqipëria sot?

Etiketa: "Skenderbeu"këmbanë alarmiLutfi DervishindërkombëtarëtRruga e tretëtoka e premtuarvullnet politikzullumi

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Dështon grushti i shtetit në Turqi (ndiqni live zhvillimet tuke)

Dështon grushti i shtetit në Turqi (ndiqni live zhvillimet tuke)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dita e parë e beqarisë –

Dita e parë e beqarisë –

17:14 | 26/03/2023
Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

17:06 | 26/03/2023
Kina kundërshton shitjen e TikTok –

Kina kundërshton shitjen e TikTok –

16:56 | 26/03/2023
Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka liri shtypi?! –

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –

16:54 | 26/03/2023
Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –

16:46 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Dita e parë e beqarisë –
  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –
  • Kina kundërshton shitjen e TikTok –
  • Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit –
  • Mesfushori shpëton “për mrekulli” nga dëmtimi i rëndë –
  • (Mos) ndryshimi i orës në këtë shtet shkakton debat publik –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dita e parë e beqarisë –
  • Tmerroi qytetin, policia arreston kërcënuesin 20-vjeçar –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com