Një lajm tepër i mirë vjen në vendin tonë sa i përket situatës së Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën.
Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjete sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm” shkruan Manastirliu.
Kujtojmë që nga fillimi i pandemisë deri më tani 5976 qytetarë kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin.