Ditën e sotme ka pasur ndryshime në këmbimin valutor, ku dollari amerikan ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë, duke u shitur me 114 lekë dhe duke u blerë me 115.4 lekë. Euro ka mbetur e pandryshuar duke u blerë me 116.5 lekë dhe duke u shitur me 117.4 lekë.
Rritje ka pësuar edhe paundi britanik, i cili në tregun e këmbimit valutor sot blihet me 137 lekë dhe shitet me 138.5 lekë. Franga zvicerane blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.4 lekë.