Rritje të rasteve me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve në Itali.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 294,411 testime të realizuara, 12,074 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkohë 369 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa 16,519 persona fatmirësisht janë shëruar nga koronavirusi.
Sakaq Lombardia mbetet rajoni më i prekur, me 1,764 raste, ndjekur nga Campania me 1,575 raste.