Rrëzohet tavani i konviktit në Qytet Studenti/ Këlliçi: Rrezikoi jetën e 30 studenteve (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzohet tavani i konviktit në Qytet Studenti/ Këlliçi: Rrezikoi jetën e 30 studenteve (film)

20:44 | 29/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi ka denoncuar shembjen e tavanit në një prej godinave të Qytetit Studenti në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi ka denoncuar me video skandalin se si tavani i katit të tretë në konviktin numër 20 në Qytet Studenti dhe ka rrezikuar jetën e 30 studenteve.

“30 vajza që banonin në këtë godinë janë nxjerrë jashtë duke mos patur asnjë mbështetje. Reagimi i autoriteteve që e kanë mendjen për propagandë dhe të mbushin xhepat ka qenë: shkoni në hotel se nuk kemi ç’bëjmë. Studentët e prindërit e tyre paguajnë për konviktet dhe sërish detyrohen të paguajnë për hotel.

Ky është “pakti për universitetin” i Edi Ramës. 30 vjaza që vijnë nga rrethe të ndryshme, të lëna jashtë pa asnjë mbështetje, në mes të natës. Kjo është puna e kësaj qeverie. Ky është standardi i Edi Ramës! Ndërton për shoë, mbush xhepat dhe pastaj gjithçka shkatërrohet. Fatmirësisht s’ka patur njeri në godinë në atë çast dhe nuk ka patur të lënduar. Këtij fakti duhet t’i gëzohemi të gjithë sot”, shkruan Këlliçi.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Nora Malaj, përfaqësuese e LSI dhe njëkohësisht ish-zv/ministre e Arsimit.

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

“Sot shtetit i ka rënë suvaja, nesër shteti është i shembur”, shkruan Malaj.

https://streamable.com/vmrsy

Reagimi i plotë i Nora Malajt

Nuk ka dhimbje më të madhe kur vendi është buzë greminës , ndërsa shtetarët tanë kanë vënë syzet dhe vendin e shohim me rezultate “ magjike” dhe vrapojnë në tv për të treguar rezultatet imagjinare me slloganin “nga fitorja në fitore” .

Borxhet e qeverisë nuk kanë të sosur!

1.Nisma që u trumpetua aq shumë nga qeveria , ishte dhënia e bonuseve për fëmijët e porsalindur. Nuk lanë rast pa dalë nëpër media figurat ministrore , për të treguar sesa sociale është kjo qeveri??!!

Stoku i detyrimeve deri në Qershor 2019 është në vlerën 713.5 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Prill-Qershor 2019 janë në vlerën 90.8 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 622.7 milion lekë.

I gjithë borxhi sot është rreth 2.3 milonë euro për të porsalindurit dhe prindërit e tyre, që ende nuk kanë marrë bonusin nga kjo qeveri. Kjo është ironia e fatit! Qeveria punon me slloganin : Prento dhe mos realizo!

2.Rasti tjetër skandaloz , në media eshte deklaruar se në fund të vitit 2018 borxhet e papaguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.Rreth 1100 institucione që nuk iu paguajnë punonjësve të administratës sigurimet shoqërore, duke e kthyer situatën në një vjedhje të pastër , e duke treguar se ekonomia e vendit është në gjendje alarmi ! Një ditë, shumë shpejt, do të përballemi me pamundësinë e pagesave të pensioneve dhe pagave të qytetarëve , që ndryshe quhet krizë ekonomike , si rezultat i qeverisjes së paaftë dhe arrogante, me slloganin : Vidh çdo gjë që të del përpara!

3.Rasti i tretë, një Adoleshenti i dha fund jetës !Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Verri të Fierit. 15-vjeçari mësohet se ka varur veten brenda në kasolle. Arsyeja , varfëria . Familja e papunë dhe babai merrte asistencë sociale. Mes dilemës së emigrimit për të siguruar një jetë më të mirë dhe pamundësisë për të ikur, i riu adoleshent, zgjodhi rrugën më të dhimbshme, vetflijimin, duke na bërë të gjithëve fajtor e duke akuzuar shtetin , që nuk mjaftohet me faktin se të rinjtë po ikin masivisht nga vendi i tyre , po tashmë varfëria dhe pamundësia për një jetë me dinjitet , po i vret dhe shpresat dhe ëndrrat e të rinjve! ?Kjo është dhimbja më e madhe që po kalon vendi ynë , duke braktisur vendin !

4.Rasti i katërt, pas lajmit se mëngjesin e sotëm në një godinë në Qytetin Studenti kishte rënë suvaja e tavanit , vetëm katër muaj pas rikonstruksionit, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Studentet nga frika janë larguar nga godina.Dhe pas rënies së suvasë së godinës, pas zhvatjes së studentëve dhe largimit masivisht të të rinjve shqiptarë, pas rritjes s numrit të qytetarëve që blejmë me lista e varfërisë ekonomike dhe shpirtërore që ka kapluar Shqipërinë,tashmë shtetit i ka rënë suvaja , i ka ikur makiazhi , i janë tronditur themelet , po i bie çatia , po vetëm “timonieri ynë “ pa patentë, nuk e sheh që vendin po e çoj i sigurtë drejt humnerës !

Kjo është rruga që të çon një “i cmendur , që të gjithë tashmë po i çmend”!! Këtë do ta thoshte me gojën plotë edhe i madhi Dritero , po të ishte mes të gjallëve , ndonëse e la me të shkruar thënien e tij lapidare, “ një i çmendur të gjithë i çmend” , për situatën dhe grupin qeverises “Çmenduria ” që po na drejton !!!

Etiketa: Belind KëlliçiKryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)Nora Malajpërfaqësuese e LSI dhe njëkohësisht ish-zv/ministre e Arsimitqytet studentitavan

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
Policia serbe plagos rëndë 34 vjeçarin shqiptar, nuk dihen shkaqet

Policia serbe plagos rëndë 34 vjeçarin shqiptar, nuk dihen shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com