Rrëzohet avioni, dyshohet për 74 viktima/ VIDEO – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëzohet avioni, dyshohet për 74 viktima/ VIDEO –

16:51 | 24/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli –

Mëngjesin e sotëm një avion ushtarak rus u rrëzua mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën.

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, avioni Ilyushin Il-76 u rrëzua në orën 11:15 sipas orës lokale.

Përplasja ndodhi në verilindje të Belgorodit në Rusinë perëndimore – vendi i shumë granatimeve ndërkufitare, raketave dhe sulmeve me dron.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se në bord ishin 74 persona – “gjashtë anëtarë të ekuipazhit, 65 personel ushtarak ukrainas që ishte për shkëmbimin dhe tre personel ushtarak rus që i shoqëronin”, thuhet në një deklaratë nga ministria.

“Ekuipazhi dhe të gjithë pasagjerët e avionit u vranë”, shtoi ministria.

Por pas raportimit për rrëzimin e aeroplanit ushtarak transportues rus në Belgorod, ku dyshohet se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob dhe ishte planifikuar të shkëmbeheshin me ushtarët rusë, kanë reaguar autoritetet ukrainase.

Zyra Koordinuese për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës (POW), organ i qeverisë ukrainase, foli për rrëzimin e aeroplanit.

Në komunikatën për media u bëhet thirrje “mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga përhapja e informacioneve të pa verifikuara”, dhe shtohet se po mblidhen informacione shtesë.

“Ne theksojmë se armiku po kryen në mënyrë aktive operacione speciale të informacionit të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë shkëmbimin më të madh deri më tani në fillim të këtij muaji, kur 230 ukrainas u shkëmbyen me 248 rusë.

Në anën tjetër, autoritetet ruse akuzuan sot ushtrinë ukrainase për rrëzimin e aeroplanit, duke pretenduar se e kanë qëlluar fluturaken me raketa të marra nga vendet perëndimore.

Këto pretendime i bëri njëri nga deputetët rusë dhe njëherit gjeneral i pensionuar i cili tha se u godit nga tre raketa, duke mos ofruar as edhe një dëshmi për këtë.

⚡️An Ilyushin Il-76 military plane reportedly crashed in the #Belgorod region of Russia, as reported by Russian Telegram channels.

There is no official information about the incident yet. pic.twitter.com/N2IdHdGfQZ

— KyivPost (@KyivPost) January 24, 2024

Të Lidhura

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

nga 27
17:48 | 27/05/2026
0

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge...

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

nga 27
16:40 | 27/05/2026
0

jë aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit...

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

nga 27
15:27 | 27/05/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një moment tensionesh...

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli –

nga 27
15:03 | 27/05/2026
0

Sezoni magjik i Arsenalit është kurorëzuar edhe me një tjetër sukses të madh për Mikel Artetën. Trajneri spanjoll është shpallur...

Para
Wanda Nara paralajmëron Icardi-n –

Wanda Nara paralajmëron Icardi-n -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

17:48 | 27/05/2026
Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

16:40 | 27/05/2026
Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

15:27 | 27/05/2026

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli –

15:03 | 27/05/2026
Popullor pavarësisht humbjes, mbi 70% e simpatizantëve të SYRIZA kundër dorëheqjes së Tsipras –

Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar –

14:35 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –
  • Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –
  • Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –
  • Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli –
  • Trazohet skena politike në Greqi, Tsipras formon parti të re dhe synon bashkimin e frontit opozitar –
  • Falsifikuan vendimet e gjykatave për një divorc, dërgohen në gjyq avokatja dhe përkthyesja në Fier –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –
  • Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com