Goditet rrjeti i trafikut të drogës, në Itali. Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge në zonën e L’Aquila.
Aktiviteti i shpërndarjes kryhej kryesisht nëpërmjet mesazheve të koduara dhe skemës me “delivery”, dorëzim i sigurt.
Autoritetet italiane goditën një organizatë shqiptare që merrej me trafik droge në zonën e L’Aquila. Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 16 persona, ndërsa 40 të tjerë janë vënë nën hetim.
“Ne nuk u ndalëm vetëm te arrestimet individuale,” shpjegoi Major Massimo Canale, komandant i Kompanisë së Karabinierëve të L’Aquila-s. Hap pas hapi hetuesit filluan ta rindërtonin mekanizmin. Sipas Prokurorisë, ekzistonin tre organizata të dallueshme kriminale, por të lidhura me njëra-tjetrën dhe mbi të gjitha, të lidhura me një strukturë operative në Shqipëri që menaxhonte rekrutimin, furnizimin me drogë dhe qarkullimin e vazhdueshëm të tregtarëve.
Të rinjtë u sollën në Itali me viza të rregullta turistike. Pasi mbërritën atje, ata morën mbështetje të plotë logjistike: makina me qira, telefona celularë, karta SIM dhe strehim të përkohshëm. Zgjedhja për të përdorur djem pa të kaluar kriminale ishte pjesë e vetë sistemit dhe mënyrës se si operonte banda kriminale.
gijotina.com/







