Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi të operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.
Sipas mediave izraelite, telefonata u zhvillua menjëherë pas mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë së Izraelit, ndërsa ushtria izraelite po intensifikon fushatën kundër Hezbollahut në jug të Libanit. Raportimet sugjerojnë se Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit të shmangë sulmet ndaj Bejrutit, për të mos rrezikuar negociatat delikate mes SHBA-së dhe Iranit.
Ndërkohë, media izraelite Ynet raportoi se Forcat Ajrore Izraelite kanë eliminuar Mohammed Odeh, i cili thuhet se ishte emëruar së fundmi në krye të krahut ushtarak të Hamasit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Hamasi lidhur me raportimet për vdekjen e tij.
Në Liban, sulmet ajrore izraelite vijojnë kryesisht në jug të vendit. Sipas bilancit më të fundit të raportuar nga autoritetet lokale dhe mediat rajonale, të paktën 31 persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve të fundit.







