Rreth “kombit kosovar” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rreth “kombit kosovar”

09:43 | 17/10/2016
në Opinion
0

Nga Shkëlzen Maliqi

Zbuluesit dhe promovuesit e “kombit kosovar” nisen nga një keqpërkthim, ose përkthim preferencial të reduktuar të nocioneve perëndimore të fjaleve “nation” dhe “nationality”, me gjithë reduktimin e koncepteve përcjellëse të këtyre dy fjalëve. Në gjuhën shqipe fjala komb ka disa kuptime, ku ngatërresa e dy prej tyre është burim i “sherrit”. Fjalori i gjuhës shqipe veçon si parësor kuptimin që mbi një shekull nënkupton bashkësinë e gjuhës dhe etnisë të një populli (nuk po e citoj në detaje) që jo domosdoshmërisht jeton në një shtet. Në gjithë letrat shqipe, me ndonjë përjashtim të vogël, kur përdoret nocioni kombi shqiptar, nënkuptohet tërësia e atyre që ndihen dhe deklarohen si shqiptar.

Ndërkaq, kuptimi i dytë i fjalës komb në përdorimin e tij në shqip, dhe jo vetëm në shqip, klasifikohet si special dhe më i ngushtë, i aplikueshëm në disa fusha, duke iu referuar shtetit dhe shtetësisë. Vetëm se në këtë kuptimin më të ngushtë, emërtohen entitete më të gjera si: “Kombet e bashkuara”, “kombi amerikan”, “kombi britanik” e të tjera.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Fatos Lubonja e disa të tjerë e injorojnë kuptimin e parë shumë më të përhapur jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe gjithandej globit, për të konkluduar se shteti është parakusht dhe bërthama e kombit, andaj me krijimin e shtetit të Kosovës, pos kombit shqiptar, që rrudhet në emërtim të shtetasve të Shqipërisë, duhet të konstruktohet dhe njihet edhe kombi kosovar, ku pos shqiptarëve etnikë, duhet të përfshihen edhe serbët dhe minoritetet tjera. Në një polemikë që para disa vitesh e kam pasur me Fatos Lubonjën, ky ngulmonte se vetëm shtetasit e Shqipërisë përbëjnë kombin shqiptar, kurse ata jashtë Shqipërisë, varësisht se në cilin shtet jetojne dhe çfarë pasaporte kanë, duhet të quhen pjesëtar të kombit kosovar, ose të kombit maqedon, malazez, serb e kështu me radhë. Ti thuash në gjuhën shqipe shqiptarit në Maqedoni se luajaliteti i tij ndaj shtetit maqedonas e bën atë pjesëtar të kombit maqedonas është sikur t’ia hedhësh rrufenë në kokë, sepse nënidentiteti kyç për të është refuzimi i kombësisë maqedone dhe kjo vlen edhe për ata të Luginës që do të bëhen me kombësi serbe ose ulqinakëve me kombësi malazeze.

Edhe serbët e Kosovës mund ta pranojnë shtetësinë, por jo edhe kombësinë kosovare.

Tek dhunuesit e gjuhës dhe kuptimeve të shumfishta të fjalëve, që janë komplekse, si edhe vetë realiteti, shtetësia dhe luajaliteti ndaj shtetit ngatërrohen me përkatësinë etnike dhe kombëtare.

Nuk ka komb kosovar, pos si pretendim i atyre që e ngatërrojnë konceptin e kombit me atë të shtetësisë. Ka vetëm shtetësi kosovare që, ndër të tjera, është një ndër nënidentitetet (në një trevë shqiptare) e të qenit shqiptar me kombësi.

Edhe në literaturën perëndimore theksohet ajo që është ide pikënisje e ngatërresave tona me “nation” dhe “nationality” nuk është me përhapje universale, përkundrazi në shumë shtete të lindjes, sidomos për etnitë dhe kombet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Ballkan, më i përshtatshëm dhe më i përhapur është koncepti dhe emërtimi si ai që e kemi në gjuhen shqipe.

Togfjalëshi “kombi shqiptar” është emërtim përmbledhës për të gjithë ata që ndihen dhe deklarohen si shqiptarë, dhe kjo vlen edhe për kombin rus, polak, çek, kroat e të tjerë, e tjerë. Madje, ky nocion ka përdorim legjitim ndërkombëtar edhe për kombet pa shtet, për shembull për kombin kurd ose ate palestinez, që në anglisht quhen “kurdish and palestinian nation”.

* * *

E bëra këtë shënim relativisht të thuktë për të nxjerrë përfundimin se nuk ka asnjë kontradiktë e as konfliktualitet brenda identitetit kompleks shqiptar që ma mundëson të jem me shtetësi kosovar, bile edhe të jem krenar për këtë, dhe të ndihem me kombësi, pa ekuivoke – shqiptar. Kjo do të thotë se Halili dhe Nexhi nuk mund të jenë më kosovarë se unë, e as Tosi – më shqiptar se unë.

Etiketa: Fatos Lubonjafjalori i gjuhës shqipeHalil Matoshikombësiakombi kosovarNexhmedin SpahiuShkëlzen Maliqishtetësia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Erion Braçe: Kotzias luftë vetëm me Shqipërinë apo edhe me NATO-n?

Erion Braçe: Kotzias luftë vetëm me Shqipërinë apo edhe me NATO-n?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com