Rreshjet e dendura të shiut si dhe era e fortë kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve në qytetin e Durrësit.
Zonat më problematike raportohen të jenë kryqëzimi i “Stadiumit”, rrethrrotullimi tek “Stacioni i trenit”, shëtitorja ‘Taulantja’, pasi uji ka arritur disa centimetra.
Mësohet se situata ka ndodhur si pasojë e bllokimit të kanalizimeve në qytetin e Durrësit dhe njëherazi ka shkaktuar shumë kaos në trafik.