Rrëqethëse! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare polici i Rrugores. Luftoi 12 orë me vdekjen (mesazhi prekës) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëqethëse! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare polici i Rrugores. Luftoi 12 orë me vdekjen (mesazhi prekës)

14:30 | 09/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Është ndarë papritur nga jeta në një moshë mjaft të re polici i Policisë Rrugore, Mariglen Mestani. Ai është shuar në moshën 27-vjeçare, pasi ka luftuar plot 12 orë me vdekjen.

Mestani punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë, ndërsa shkak për vdekjen e tij të parakohshme ka qenë temperatura e lartë, pas një infeksioni.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, në një postim mjaft prekës në facebook thotë që ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si kambanë për zgjimin e ndërgjegjes së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.

Read more

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

Mesazhi i zëdhënësit të Policisë së Shtetit:

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe! 12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Mariglen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe.

/BalkanWeb/

Etiketa: Gentian MullaiMariglen Mestanimesazhi prekësmoshepolici i Rrugorespolicia rrugorerrëqethëseRrëqethëse! Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare polici i Rrugores. Luftoi 12 orë me vdekjen (mesazhi prekës)vdekjezëdhënësiZëdhënësi i Policisë së Shtetit

Të Lidhura

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

nga 27
11:44 | 06/06/2026
0

Imami xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, nuk ka mundur tw heshtw pas protestave që kanë ndezur prej një jave kryeqytetin....

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

nga 27
11:24 | 06/06/2026
0

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot...

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

nga 27
11:16 | 06/06/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht...

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

nga 27
10:46 | 06/06/2026
0

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në...

Para
Humbi kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 42-vjeçari

Humbi kontrollin e motoçikletës, ndërron jetë 42-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

11:44 | 06/06/2026
“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

11:24 | 06/06/2026
Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

11:16 | 06/06/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

10:46 | 06/06/2026
Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

10:38 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –
  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –
  • Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –
  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com