Të ftuar në emisionin e “Jonathan Ross Show” , këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila ka promovuar edhe këngën e saj të re, këngëtari Ed Sheeran, dhe shefi i kuzhinës Gordon Ramsay janë përballur me një surprizë të këndshme nga moderatori.
Ross, kishte marrë një shishe raki, dhe mbushi nga një gotë për të ftuarit e tij. Rita, ishte ajo, e cila e sqaronte këtë raki, duke thënë që është shumë e fortë dhe se në shtëpinë e saj kjo raki sillet nga i ati për festa të ndryshme dhe jo vetëm. Rita tha se i pëlqen ta pijë, por vetëm pas përfundimit të punës.