Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për rinumërimin e sotëm të 11 kutive të Lezhës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Nga selia e Partisë Socialiste Spiropali është shprehur se rimunërimi i sotëm, tregoi qartësisht se zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë manipuluar.
“11 kuti u rihapëm, rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka patur asnjë parregullsi, në 10 prej kutive janë të njëjta vota, në vetëm njërën prej tyre figuruan 3 vota të ngatërruara, por nuk kanë shkuar tek kandidati tjetër. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte. Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit. Pavarësisht bojkotit, kërcënimet për zjarr e flakë, shqiptarët në masë e refuzuan dhunën“, tha Spiropali.