Rilindje?! Për cilët! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rilindje?! Për cilët!

12:00 | 12/10/2017
në Uncategorized
0

Aq shumë i besojnë ëndrrat me sy hapur,  saqë edhe kur ideatori i kësaj gjetjeje shprehet se “duhet të rilindim së bashku”, ngazëllehen së brendshmi duke menduar vërtet se do të rilindin nga hiçi…

Ese nga Altedo Myteveli

Rilindje deri në cingërrisje nervash. Një shpikje allasoj, njëlloj si ajo e Don Kishotit, që donte të rilindte një epokë të varrosur një herë e përgjithmonë. Madje edhe mjetet që përdorin për të arritur projeksionin e tyre këta rilindës i kanë njëlloj si ai, mjete idiote, edhe shqytarët që e ndihmojnë këtë aventurier janë një lloj si ai, kokëtulë, budallenj, “katundarë”  e të tjerë periferikë të pamendë që i bëjnë temena këtij “kalorësi të fytyrës së vrerosur”. Ai shkon i fundit në çdo paraqitje të “Rilindjes” së tij, për të krijuar te të tijtë agoninë e pritjes të shpëtimtarit, me kokën në tavan, fodull, arrogant, pa përshëndetur askënd që mund të ndodhet në udhën e tij, me telefonin-ushtë në vesh, me hapa të rëndë e me shikim të vagëlluar, merr për t’u treguar pritësve-shërbëtorë programin e tij, si shpëtimin e vetëm të këtij vendi.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kjo Rilindje ka filluar ta zbehë kuptimin e saj në fjalorin opozitar, pikërisht për shkak të marionetave që u shkojnë pas, sidomos të atyre njerëzve që dikur kanë pasur pak ose aspak  pushtet, nga i cili kanë përfituar ose jo në mënyrë të paligjshme, të cilët kanë filluar të ëndërrojnë dhe ta zëvendësojnë semantikën e fjalës “Rilindje” me një mori nënkuptimesh të tjera, si: me rimarrje të posteve të dikurshme, rivjedhje kanë filluar ta konsiderojnë ata që vuajnë nga sindroma e kleptomanisë, rizotërim të posteve kyçe për të pasur më shumë akses vjedhjeje, rehabilitim të individëve ordinerë e të pavlerë, rikompozim të administratës me njerëz shërbestarë të partisë, duke u premtuar që tani se ç’përftim do të ketë X apo Y,  premtim për riemërime për ata mësues, mjekë, infermierë,  policë, juristë e të tjerë që janë hequr “padrejtësisht” nga puna. Me pak fjalë, një lloj ringjallje edhe për të vdekurit. Aq shumë janë joshur disa njerëz nga kjo rilindje, saqë një pjesë e tyre kanë filluar të besojnë vërtet se do të rilindin, sikurse atëherë kur nëna e tyre bërtiste nga dhembjet e barrëlindjes.

Ndërsa pjesa tjetër, e atyre që e kanë humbur fare sensin e realitetit, kanë filluar ta shohin Rilindjen si portën e Shën Pjetrit, si pragun prej të cilit ata do të ndahen njëherë e mirë me të këqijat e kësaj bote, duke fituar parajsën e amshuar. Madje, disa shkojnë edhe përtej tingujve tashmë kakofonik të Rilindjes, duke besuar verbërisht se ajo mund të konsiderohet edhe si një lloj ringjallje shpirtërore, jo vetëm për të gjallët e sotëm.

Duke besuar te kjo teori, një mori fanatikësh kanë filluar ta ndjekin hap pas hapi kryetarin e tyre, duke dëgjuar sy e vesh se ç’thotë ai, duke qeshur kot më kot me batutat-broçkulla të thënë vend e pa vend dhe duke u kënaqur me “bllokun” shumëfaqësh të premtimeve të tij. Aq shumë i besojnë ëndrrat me sy hapur,  saqë edhe kur ideatori i kësaj gjetjeje shprehet se “duhet të rilindim së bashku”, ngazëllehen së brendshmi duke menduar vërtet se do të rilindin nga hiçi, njëlloj si feniksi nga hiri i vet, pa kuptuar aspak që rilindje me frymë  të vdekura nuk mund të ketë.

Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë për të gjallët.

Etiketa: Altedo MytevelibroçkullaDon KishotieseRilindjaRilindje?! Për cilët!shërbëtorëshqyta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tensionet/ Ruçi pezullon seanca e Kuvendit, do rifillojë në orën 17:00 të pasdites

Tensionet/ Ruçi pezullon seanca e Kuvendit, do rifillojë në orën 17:00 të pasdites

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com