Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rikthehet maratona e Tiranës, më 13 tetor zhvillohet edicioni i 4-ët i këtij eventi sportiv

Nga Ejona 0

Maratona e Tiranës rikthehet me datë 13 Tetor 2019 në edicionin e saj të 4-të, si eventi më i madh sportiv ndërkombëtar në qytet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se eventi do të zhvillohet më 13 tetor.

“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër. Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërisht mes disa garave të ndryshme! Unë do tentoj 21 km këtë mandat”,- thotë kryetari i bashkisë së Tiranës.

Me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit dhe jo vetëm.

Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Sipas bashkisë së Tiranës, përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej