Rigjykimi i Saimir Tahirit/ VOA: Gjykata e Shkallës së Parë gaboi duke ndryshuar akuzat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rigjykimi i Saimir Tahirit/ VOA: Gjykata e Shkallës së Parë gaboi duke ndryshuar akuzat

22:38 | 26/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Çështja ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi sot që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë.

Në Shtator të vitit të shkuar, Gjykata e dënoi zotin Tahiri me 3 vjet shërbim prove, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal, duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habiljave i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë. Me vëllezërit Habilja, Tahiri rezulton të ketë lidhje familjare.

Tahiri dënohet me 3 vjet shërbim prove

Read more

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Për Apelin, Gjykata e Shkallës së parë kishte gabuar duke ndryshuar akuzat. “Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar”, shkruhet në vendimin e sotëm.

Apelit i ishte drejtuar si Prokuroria, e cila i qëndroi pozicionit të saj të parë, por dhe vetë zoti Tahiri, sipas të cilit, Prokuroria e Catania-s në Itali e cila kishte hetuar vëllezërit Habilaj e kishte nxjerrë atë të papërfshirë në aktivitetin e tyre kriminal e për pasojë nuk mund të gjykohej dy herë për të njejtën çështje. “”Ky kolegj vlerësoi të pabazuar shkakun e pretenduar nga Saimir Tahiri dhe mbrojtësi i tij. Ky kolegj i çmoi se vendimi i marrë nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Katanias në Itali nuk plotëson kushtet për t’u cilësuar përfundimtar në respektim të nenit 34 të kushtetutës së Shqipërisë”, vlerësoi Gjykata e Apelit.

Pas vendimit të sotëm ish ministri i Brendshëm këmbënguli në pafajësinë e tij, duke folur për “Një padrejtësi.Unë kurrë nuk kam bërë faj. Prokuroria më akuzoi dhe e kam ndjekur këtë proces me korrektesën më maksimale, duke hequr dorë dhe nga funksioni i deputetit e duke u përballur si qytetar”, deklaroi ai duke theksuar se do t’i shkojë deri në fund procesit. /VOA/

Etiketa: akuzagjykata e apelitGjykata e Shkallës së ParëRigjykimi i Saimir TahiritVOA

Të Lidhura

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

nga 27
08:58 | 16/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar neutralizimin e Abu Bilal al-Minuki, i cili sipas autoriteteve amerikane konsiderohej numri dy...

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Para
Shqipëria copë-copë/ SHBA: Nuk përmbush standardet minimale në luftën ndaj trafikut njerëzor

Shqipëria copë-copë/ SHBA: Nuk përmbush standardet minimale në luftën ndaj trafikut njerëzor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com