Një restorant në Beograd duket ka gjetur mënyrën si të tërheqë klientët, duke prekur “shijen” e tyre me elementë politikë që lidhen me Kosovën.
“Një mënyrë e përsosur për ta kaluar fundjavën është vizita në kafenenë “Korçagin” dhe të kënaqeni në ofertën e saj fenomenale”, thekson reklama e publikuar në portalin beogradnocu (Beogradi natën), dhe vazhdon ofertën:
“Kështu, gjatë vitit të ardhshëm çdo javë do të keni rastin e mrekullueshëm të kënaqeni me specialitetet nga 52 vendet që nuk e kanë njohur Kosovën…”