Emergjencat njoftojnë se nga reshjet masive situata paraqitet problematike në disa zona, ku është ndërhyrë për të parandaluar hyrjen e ujit në banesa. Gjithashtu, probleme ka edhe në disa rrugë, ku ka pasur rënie gurësh, inertesh dhe aluvionesh.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës kemi pasur reshje shiu me intesitet të mesëm e të lartë në gjithë qarkun dhe reshje dëbore në lartësi, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik në Elbasan kemi pasur 38mm shi.
Lumi Shkumbin ka pasur prurje të konsiderueshme, por larg pikës kritike, ndërkohë që përroi i Zaranikës në krahasim me ditën e djeshme ka pasur një rënie të prurjeve.
Në orët e mëngjesit të sotëm forcat e MZSH dhe punonjësit e emergjencave civile dhe ASHP të bashkisë Elbasan kanë ndërhyrë për ndihmë në fshatin Balëz, Nj.A Bradashesh pasi ujërat e përroit të Balëzës, kanë rrezikuar të hyjnë në banesë, si dhe në kasollen me bagëti.
Në akset rrugore kemi prani gurësh, inertesh e aluvionesh, por janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme. Në aksin rrugor Librazhd-Stebleve prej disa orësh kemi prezencën e dëborës në lartësi 10 cm. Nuk është ndërprerë qarkullimi i mjeteve.
Në furnizimin me energji elektrike, kemi disa kabina jashtë punë në Nj.A Zavaline, Labinot Fushe, Lagja Nr.2 te Bashkisë Elbasan dhe Nj.A Orenje e Polis ne Bashkinë Librazhd si dhe ne Nj.A Grabove në Bashkinë Gramsh.
Ne Nj.A Kukur kemi shkollat e 4 fshatrave që nuk zhvillohet mësim nga dalja e ujërave të përrenjve që rrezikojnë kalimin e nxënësve për në shkollë.