Reporterët pa Kufij, Vokshi: Raporti rrëzon propagandën e Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reporterët pa Kufij, Vokshi: Raporti rrëzon propagandën e Ramës

14:35 | 01/12/2018
në Shqiperi
0

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Komunikimit, njëkohësisht dhe deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke cituar raportin e “Reporterëve pa Kufij” e ka cilësuar tronditës faktin që Shqipëria është në mesin e 5 vendeve në botë me krim të organizuar më të rrezikshëm.

“Kjo situatë alarmante ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve,” shkruhet në rapotin ku janë të përfshirë historitë e tre gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota.

Deputetja e PD shprehet se “prej 5 vitesh investimi më i madh i Edi Ramës është tek propaganda, brenda dhe jashtë vendit. Edhe ekspozitat e veta private e të paligjshme po i përdor për imazhin e rremë të një kryeministri modern perëndimor! Por të gjithë investimin e jetës së Edi Ramës ia ka rrëzuar me pak rreshta organizata që mbron gazetarët, Reporterët pa Kufij.”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Deklarata e plotë

Që në faqen e parë të raportit, Shqipëria përshkruhet si vendi ku krimi i organizuar ka fuqinë e organizatave më të tmerrshme kriminale, mafias italiane, triadës kineze, jakuzit japonez, mafias ruse dhe asaj turke.

Nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka krijuar imazhin e nje vendi parajsë për trafikun e drogës, por kjo është hera e parë që Shqipëria renditet në raportin e Reporterëve pa kufij si një nga 5 vendet në botë me krim të organizuar shumë të rrezikshëm.

Siç pohon raporti, i titulluar, “Gazetarët- beteja e zezë e krimit të organizuar”, kjo situatë alarmante ka ndikuar drejtpërsëdrejti në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, përfshirë edhe Shqipërinë.

Historitë e tre gazetarëve shqiptarë: Klodiana Lala, Basir Çollaku dhe Alida Tota janë tre rastet e përfshira në raportin e Reporterëve pa kufij. Të treja historitë kanë një të përbashkët: Gazetarët janë kërcënuar per shkak të denoncimeve që ata u kanë bërë lidhjeve të ngushta mes krimit të organizuar me pushtetin, Jurgis Çyrbjen me Emiljano Shullazin, Saimir Tahirin me drogën e Habilajve, Erion Veliajn me mafian e plehrave.

Rasti i Klodiana Lalës është pjesë e raportit të Gazetarëve pa kufij, ku përmendet agresioni i armatosur ndaj shtëpisë së familjarëve me breshëri plumbash nga persona të panjohur natën e 30 Gushtit 2018. Sulmi ndaj Lalës, gazetare innvestigative prej 10 vjetësh, në një nga TV kryesorë, Neës 24, kishte lidhje direkte me raportimet investigative të saj. Raporti thotë se 2 javë para sulmit në shtëpinë e të afërmve të saj, Lala publikoi lidhjet e deputetit Socialist Jurgis Çyrbja me orgnizatën kriminale të kryesuar nga Emiljano Shullazi. Aludimi i raportit të Gazetarëve pa Kufij mund të jetë një pistë e vlefshme për policinë, që të gjejë agresorët brenda parlamentit të Shqipërisë.

Raporti përmend gazetarin Basir Çollaku, i cili duke publikuar intervistën me kreun e njësisë së drogës në policinë e Vlorës, Dritan Zagani, denoncoi korrupsionin e policisë dhe lidhjet me trafikun e drogës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një gazëtë dhe një Kanal TV pranuan të japin intervistën, por u tërhoqën pas telefonatave kërcëënuese të Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Dy vjet më pas, antimafia italiane provoi disa prej dëshmive të publikuara nga Çollaku. Por jeta e Çollakut është bërë pothuajse e pamundur në Shqipëri prej kërcënimeve.

Shembull i lidhjes mes shtetit dhe krimit të organizuar, Reporterët pa Kufij sjellin historinë e gazetares shqiptare, Alida Tota, e cila investigoi për lidhjet e zyrtarëve me krimin e organizuar në aferën e landfillit të Sharrës, ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, një fëmijë i shfrytëzuar në punë të rëndë, së bashku me dhjetra bashkemoshatarë të tij dhe mes tyre dhe shumë gra dhe vajza që punonim në kushte ç’njerëzore. Pronari i landfillit ishte zyrtar i lartë i Partisë në pushtet dhe me lidhje në polici. Alida Tota u përfol, u përndoq, u kërcënua me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, për të fshehur krimin në landfillin e administruar prej tij,- thuhet në raport.

Më mirë se kushdo tjetër këto të vërteta i dinë vetë gazetarët në Shqipëri, të cilët përballen çdo ditë në redaksitë e tyre me presionin për të çensuruar realitetin, për të mos treguar lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, për të mos denoncuar aferat e korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës, për të mbyllur ekranet për ata që ngrejnë krye!

Protesta e banorëve tek Unaza e Re është shembulli më i freskët i çensurës skandaloze që Edi Rama dhe Erion Veliaj lanë vendosur në televizionin publik dhe në televizionet kryesorë kombëtarë, ku mungon jo vetëm zëri i protestuesve, por shpeshherë edhe zëri i opozitës.

Përkeqësimi i situatës së medias në Shqipëri është vënë në dukje edhe më parë nga Reporterët pa Kufij, e cila ka dënuar “Përqëndrimin e medias në duart e afaristëve të lidhur me pushtetin, çensurën e gazetarëve dhe rritjen e armiqësisë ndaj gazetarëve, e nxitur direkt nga Kryeministri Edi Rama”.

Raporti i Organizatës së njohur “Reporterët pa Kufij” përforcon edhe një herë shqetësimet e ngritura edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për Të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, ku u denoncua “kapja e medias ”për interesa të qeverisë dhe kërcënimet e gazetarëve për të mos investiguar për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Si Kryetare e Komisionit për Cështjet e Medias, dua të shpreh shqetësimin që censura ende vazhdon, askush nga mediat kombëtare nuk publikoi këtë raport, ku flitej për historitë e punonjesve të tyre të kërcënuar nga mafia.

Sepse zyrat e censurës qeveritare i marrin urdhërat nga krimi i organizuar dhe mafia sic shprehet edhe në shqetësimin e reportereve pa kufij, nuk ndalet për të mposhtur gazetarët më kurajozë.

Pa media të lirë, nuk ka shtet të së drejtës dhe demokracia është në dorën e krimit të organizuar!/BalkanWeb

Etiketa: Albana Vokshiedi ramaReporterët pa Kufij

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete

Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com