Reperi 2Ton ka treguar në një intervistë për mediat kosovare se para se të merrej me muzikë ka punuar në ndërtim në Kanada.
Nuk është e pazakontë apo jashtë normales që çdokush të punojë për të mbijetuar pavarësisht ëndrrave që ka, por reperi thotë se me muzikën nuk lidhet kontratë jetësore ndaj njeriu me çdo kusht duhet të mbajë familejn.
“Nuk është turp të punosh, për të mbajtur familjen unë nuk e zgjedh punën. Nuk është më kontratë jetësore, nuk i dihet jetës a do këndoj gjithë jetën deri sa të vdes. Njeriu duhet të punojë, muzikë pa muzikë”, shprehet 2Ton.