Regjistrimi i koalicioneve në KQZ, 24 shkurti afati i fundit

Lexo edhe

24 shkurti, shënon afatin e fundit ligjor për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të koalicioneve zgjedhore.

Nëse Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes zërit të kryetarit të saj Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit, vëmendja më e madhe shkon në kampin opozitar, ku negociatat janë ende në zhvillim.

LSI mësohet se do të dalë me një listë të saj, por në ato qarqe ku nuk mund të prodhojë një mandat deputeti, do të mbështesë listën “Basha”.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, saktësojnë procesin e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në KQZ. Neni 65 i ligjit elektoral, sanksionon se dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që një subjekt politik pjesë e një koalicioni, nuk mund të marrë pjesë në një koalicion tjetër dhe as të paraqesë kandidatë apo listë shumë emërore kandidatësh jashtë koalicionit ku ajo bën pjesë.

“Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të tij. Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet në KQZ”,- saktëson Kodi Zgjedhor.

Të Lidhura

Para