• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refuzimi i punëve të turpit : mbrojtje e dinjitetit personal

08:15 | 10/02/2016
në Uncategorized
0

Nga Artan Fuga

Puna është nder?

Lexo edhe

Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, bie në pranga 65-vjeçari

Nga Brindizi në Vlorë, zbarkuan nga trageti rreth 1 mijë pasagjerë italianë

Vodhi 10 mijë euro në banesën e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobishme ka vlerë pavarësisht sesa e lodhshme është e sa mund kërkon. Patjetër, sepse vesi i dembellikut është vetëvrasës për njeriun. Po, sigurisht, sepse mos punosh dhe të përfitosh nga puna e tjetrit, do të thotë ta shfrytëzosh atë.

Mos harrojmë se kur tradita e popullit tonë thekson se “Puna është nder”, ka lidhje me një periudhë historike ku njeriu punonte në arën e tij, në oborrin e tij, brenda familjes të tij, pra ku nuk mund të bëhej fjalë për ta shfrytëzuar tjetrin, por për të punuar sëbashku. Askush nuk mund të marri një shprehje popullore dhe ta apikojë në një shoqëri që ka ndryshuar tërësisht.

Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.

Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!

Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder. Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim! Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme? Jo. Jo më kot feja, kulmi i moralit human, ka theksuar se : Cdo punë meriton një pagë!

Cfarë domethënë kjo? Kjo do të thotë që puna në vetvete nuk mjafton për t’u quajtur “nder”, por duhet të paguhet. Cila është punë e turpshme?

Ajo punë ku punonjësi teknikisht nuk është i mbrojtur dhe rrezikon në cdo çast jetën e tij sepse pronari a shteti nuk e çan kokën për të siguruar kushte pune. Turp kur ka shkolla pa biblioteka. Turp kur ka universitete pa menca studentësh. Turp kur pastruesit tê qytetit i jepet në dorë një fshesë shqope dhe i thuhet të fshijë e thithë pluhur. Turp kur…

Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit. Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara. Këtu më raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…

Ajo punë që rroga e së cilës nuk mjafton as për të jetuar në gjendjen kafshore. Pse për të mbajtur punën gjallë do të paguhet puntori??? Ai nuk është një robot sepse veç nevojave bazike ka edhe nevoja sociale, kulturore, të kohës të lirë, etj. Një punë e paguar skllavërisht është një punë e turpshme, turp jo për atë që punon, por për punëdhënësin.

Ajo punë që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta. A? Nuk ju duket e drejtë kjo? Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit, cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra, çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve, çojeni deputetin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…

Jo, në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.

Këto janë punë turpi! Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi. Nuk dua të shkoj të punoj në një punë të tillë !

Nuk është dembelizëm! Eshtë rezistencë ndaj shtypjes, është refuzim qytetar për të mos ulur dinjitetin.

Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.

Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues. Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës! Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.

A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve! Në punë turpi ? Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.

Të Lidhura

Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, bie në pranga 65-vjeçari

Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, bie në pranga 65-vjeçari

nga
20:36 | 17/08/2022
0

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e bluve, pas veprimit të tij të guximshëm për të futur drogë në IEVP...

Nga Brindizi në Vlorë, zbarkuan nga trageti rreth 1 mijë pasagjerë italianë

Nga Brindizi në Vlorë, zbarkuan nga trageti rreth 1 mijë pasagjerë italianë

nga 27
14:49 | 17/08/2022
0

Rreth 1 mijë pasagjerë zbarkuan nga trageti që kryen linjën Brindizi-Vlorë të mërkurën në mëngjes. Për autoritetet portuale, frekuentimi i...

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Vodhi 10 mijë euro në banesën e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

nga 27
11:05 | 17/08/2022
0

    Policia e Elbasanit ka arrestuar 18-vjeçarin me inicialet A.Z, pasi akuzohet se ka vjedhur në kohë të ndryshme...

Ishin kthyer në makth për banorët e fshatit në Itali, goditet banda e grabitësve shqiptarë

Ishin kthyer në makth për banorët e fshatit në Itali, goditet banda e grabitësve shqiptarë

nga Alma
19:53 | 15/08/2022
0

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane në Villa di Briano. Karabinerët gjatë kontrollit që po bënin në...

Para

Kujt do t’ia jepni mikrofonin kur Nexhmija të transferohet në Sharrë?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara

Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara

23:40 | 18/08/2022
Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

23:02 | 18/08/2022
Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë

22:56 | 18/08/2022
Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive

Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive

22:50 | 18/08/2022
Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Mbërriti pa shenja jete në spital, policia sqaron vdekjen e 51-vjeçarit në Kurbin

22:43 | 18/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara
  • Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun
  • Stuhitë godasin Europën/ 13 viktima, mes tyre dhe fëmijë
  • Pasaportat e arta, Salianji: Ky është ligj për interesa korruptive
  • Mbërriti pa shenja jete në spital, policia sqaron vdekjen e 51-vjeçarit në Kurbin
  • “Të degjeneruar”/ Sulmoi dhe fyeu gazetarët, ja çfarë ligjesh theu policja me gjarpër në Elbasan

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zjarret në Europë, dëme kolosale, ja sa sipërfaqe pyjore të shkrumbuara
  • Takimi në Bruksel pa rezultat, SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar dialogun

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com