Kujt do t’ia jepni mikrofonin kur Nexhmija të transferohet në Sharrë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujt do t’ia jepni mikrofonin kur Nexhmija të transferohet në Sharrë?

07:29 | 11/02/2016
në Opinion
0

Banale, e vdekun, ashtu si edhe vetë gazetaria jonë, kumti i vetëm i Nexhmije Hoxhës tashma asht figura e saj. Si nji krijesë abnorme në formalinë ajo dëshmon me qënjen e saj për historinë tonë gati natyrale të shekullit të kaluem.

Asnji fjalë e saja nuk mund të përbajë diçka të re, ajo nuk ka të reja, formalina ku asht zhytë e ka atrofizue dhe i ka pengue çdo lloj dinamiket e risijet pozitive.

Ajo flet por asht e kujdesshme, nuk përmend bashkëpuntorët e krimeve, përmend emna zonjushash të panjohuna që ka takue në shkollë, mundohet me u paraqit si intelektuale dhe qytetare, mundësi që i ka humbë tash shtatë dekada.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dikur ajo dhe i shoqi villnin zjarr prej mikrofonave të skuqun që u rrinin përpara gatitu, e mbas fjalëve të tyne rrokulliseshin nji mbas nji krena njerzisht. Sot, në kushtet e reja, Nexhmija volli nji kataplazmë të vakët e viskoze, ishte e njejta substancëvdekjepruse që servirte dikur me të shoqin.

Vijuen disa dhjeta minuta mistifikim i historisë së shekullit XX, ndërsa gazetarja, njikohsisht edhe suflere, i kujtonte herë mbas here gjanat e sillej si të kishte ardhë prej nji kolonie alienësh.

U fol me romantizëm për dashninë, për emancipimin e grues, për idealet, për dhembshuninë bashkëshortore, për rininë e dikurshme…dhe të krijohej ideja se nji kufome historikisht kutërbuese po i hidheshin litra të tanë me parfum për ta ba të pranueshme në shtëpiat e shqiptarëve në nji mbramje shkurti të 2016-ës.

Gazetarja vetë, që nuk e mshehte admirimin për shoqen Nexhmije (nji grue si ajo s’mund të bahet zonjë në moshën 95 vjeçare!), nuk kishte thjesht kureshtje por vullnet me falsifikue historinë. Fotografia e Nexhmijes me Enverin në atë sfond që iu servir publikut shqiptar ishte nji falsifikim i bindshëm i historisë së shek. XX.

Përkrah gazatarisë idiote, të cekët, prostitutë, të pakulturueme, qëndron edhe gazetaria që mundohet drejtpërdrejt e jodrejtpërdrejt me rehabilitue krimet e komunizmit dhe ata që i kanë krye ato.

Çausheskut dhe së shoqes, rumunët ia dhanë mikrofonin vetëm për fjalën e fundit para ekzekutimit, tek ne, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë e shokëve të tyne nuk i pushuen vizitat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë deri në fund. Jemi nji vend ku edhe e keqja absolute merr përmasa groteske, rrjedh prej ekranit tue përmbytë dhe tue ndotë shtëpiat, kujtimet, vuejtjet e të pafajshëmve, dhe at’ pak kujtesë historike që kemi.

Në intervistën e fundit u pa qartë se ajo plakë e rrudhun prej viteve nuk kishte gisht e madje as dijeni për vrasjet pa gjyq, për pushkatimet, për politikën shkatrrimtare që ndoqi i shoqi në ekonomi dhe bujqësi, për politikën e jashtme dhe izolimin vetvrasës, për vorfninë e thellë ku e zhytën popullin, për shtypjen e çdo lloj lirie, për atmosferën e tmerrit që kishin ndërtue.

Në ato pak çaste kur flitej për thelbin e dhunshëm të dekadave të regjimit që kjo plakë kryesonte së bashku me të shoqin, ajo përpiqej me i ardhë në ndihmë vetes me nji citim të përshtatunprej B. Pascal-it, që ajo s’din se ku bjen me shtëpi, tue evokue nji“raison d’état” madhore.

Terrori, krimet shtetnore, dhuna masive, vuejtjet që shkaktoi i shoqi dhe ajo vetë mbuloheshin me tylin mjegullues të arsyes shtetnore!

Cila ishte kjo arsye madhore shtetnore? Se mos ka qenë i shoqi Frederiku i Madh dhe ajo vetë Katerina e Rusive?

Jo, ishin dy dështakë të paprofesion, pa universitet, pa kulturë, e sidomos pa mëshirë e mirëkuptim për popullin e tyne.

Edhe nji herë: cila ishte kjo arsye madhore shtetnore që justifikon krimet që mrruta dhe monstra kryen në ma se katër dekada sundim?

Në vitin 1990 shqiptarët u zgjuen të uritun dhe të dërrmuem moralisht, zhelana dhe të izoluem nga bota e qytetnueme, të përçamë prej helmit të spijunllekut, të trembun e të pamësuem me lirinë. Aq naivë e të pamësuem me lirinë sa besuen se nji komunist fanatik si Sali Berisha mund t’i nxirrte në dritë!

Plaka me nji kambë në gropë e din shumë mirë që ajo që quen “raison d’état” s’ishte tjetër veçse vullneti për pushtet i atij çifti djallzor. Enveri e ajo vetë ishin monstra të etuna për pushtet, e për ketë arsye nji popull si ai yni u instrumentalizue deri në indet e veta. Kjo asht edhe arsyeja qëkomunizmi i Enver Hoxhës nuk përkon me asnji tjetër të llojit, por asht ma i ngjashëm me nji despotizëm oriental. Mos të harrojmë se Enver Hoxha lindi si nënshtetas i Perandorisë osmane, nji parodi të së cilës ndërtoi në miniaturë në Shqipni.

Gazetarë teveqela, jepjani mikrofonin Nexhmijes t’ju tregojë sa i dhembshun dhe i mirë ishte Enveri, bani spiritizëm në nji tryezë me mrrutën!

Jemi këtu ku jemi pikërisht pse na mungon vetëdija dhe kujtesa.

E vetmja gja koherente në atë intervistë mjerane ishte vetë Nexhmije Hoxha, e cila nuk ndryshon, sidomos tashti që po gatitet për takimin final. Nexhmija asht po ajo që ka qenë qysh atë ditë që hypi për herë të parë në biçikletën nji aventurieri tralala që u kthye në monstër për miqtë dhe armiqtë e tij.

Kujt do t’ia jepni mikrofonin kur Nexhmija të transferohet në Sharrë?

Nji kandidat tjetër po pret me padurim rradhën, ndërsa rradha e gazetarëve alienë s’ka gjasa të pakohet.

Ardian Ndreca | TemA

Etiketa: Adrian NdrecaÇausheskutfjalën e fundit para ekzekutimitFrederiku i Madhgazetarëve shqiptarëKaterina e RusiveNexhmije HoxhëspolitikanëveRamiz Alisërumunët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Arrestohet dy persona në Rinas, fallsifikuan dokumentat

Arrestohet dy persona në Rinas, fallsifikuan dokumentat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com