Mbledhja e parë e komisionit të reformës zgjedhore drejtohet nga Kreu i Kuvendit
Sot në Kuvend do të jetë dita e komisioneve të posacme për reformat. Paradite do të mblidhet Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëkryesohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi. Por sipas një njoftimi të shpërndarë nga Kryesia e Kuvendit mbledhja e parë e këtij komisioni do të drejtohet nga vetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ndërkohë në orët e pasdites së sotme është njoftuar mbajtja embledhjes së komisionit të posacëm për reformën në drejtësi. Në këtë mbledhje pritet të merren në shqyrtim rekomandimet e sjella në raportin përfundimtar të ekspertëve të Venecias. Komisioni do të vendosë se si do të operohet në vijim me përfshirjen e këtyre rekomandimeve në draftin përfundimtar të reformës në drejtësi. Edhe deputetët e opozitës të cilët kishin paralajmëruar bojkot të Parlamentit, kanë konfirmuar për mediat se do të jenë pjesë në mbledhjen e këtyre komisioneve.