Përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Jang Rudolf, i bëri sot thirrje politikës të miratojë javën e ardhshme Reformën në Drejtësi. Gjatë një vizite në Shkodër Rudolf, ka paralajmëruar se në se reforma në Drejtësi nuk do të miratohet deri në verën e këtij viti, Shqipëria humbet shansin për hapje të afërt të negociatave me BE-në.
Ai argumenton se vitin e ardhëshëm, Gjermania dhe Franca hyjnë në zgjedhje, për pasojë agjenda e BE-së ngarkohet dhe për këtë arsye Shqipëria do ta ketë të vështirë të marrë sërish vëmëndjen e BE-së. Përfaqësuesi i BE-së, tha se Reforma në Drejtësi do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi.